1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca: Kandidati i zonës së euros që do të tronditet?

Ndër vendet e eurozonës, Franca është vendi i vetëm që rrezikohet të shkëputet nga grupi elitar i shteteve të vlerësuara me AAA. Franca ka deficitin më të madh buxhetor dhe borxhet më të shumta.

Franca ka deficitin më të madh buxhetor dhe borxhet më të shumta mes endeve elitare të zonës së euros

Franca ka deficitin më të madh buxhetor dhe borxhet më të shumta mes vendeve elitare të zonës së euros

Për dy ministra francezë pushimet kanë marrë fund. Atyre u kërkuan të kthehen në Paris dhe tani ata japin intervista çdo orë. Ministrja e buxhetit, Pecresse dhe ministri i Financave, Baroin duhet t'i japin pa pushim përgjigje pyetjes, nëse Franca do ta humbasë notën e saj më të lartë, Triple A. Ministri i Financave i qetëson dëgjuesit: "E njëjta agjenci vlerësimi risku, e cila ia uli notën SHBA sapo i dëshmoi Francës se është në rrugën e mbarë me kursimet dhe me reformat."

Ministrja e buxhetit Pecresse plotëson: "Treshja e A-ve tona ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare. Ne kemi bërë reforma, ne do të zëvendësojmë vetëm një nga dy vendet e punës të nëpunësve civilë që shkurtojmë, ne kemi ngrirë shpenzimet shtetërore, ngritëm moshën e pensionit - të gjitha këto e bëjnë Francën të besueshme."

French President Nicolas Sarkozy delivers his address at the World Economic Forum in Davos, Switzerland on Thursday, Jan. 27, 2011. Focus shifts on Thursday to the future of the euro and the issue of climate change. (AP Photo/Virginia Mayo)

Nicolas Sarkozy

Por, francezët nuk ua besojnë ministrave të gjitha këto. Në një sondazh të ri, më shumë se 88 përqind e të pyeturve nuk besojnë që Franca të jetë e mbrojtur nga falimentimi. Në fakt, në klubin elitar të shteteve të vlerësuara për kapacitetin ekonomik me tri A, Franca zë vendin më të dobët. Ajo ka deficitin më të lartë dhe borxhet më të mëdha. Rritja ekonomike ishte më e dobët, nga ajo që pritej dhe shifrat e të papunëve nuk të japin arsye për entuziazëm. Kjo ishte arsyeja që në muajin qershor të vinte një goditje paralajmëruese nga një agjenci e klasifikimit të riskut. "Nëse Franca nuk do t'ia dalë mbanë që t'i vazhdojë reformat në pensione dhe në sistemin shëndetësor dhe që ta konsolidojë gjendjen e buxhetit, atëherë asaj do t`i ulet shkalla e besueshmërisë," u shpreh Standard & Poors.

Disa ekspertë të ekonomisë franceze e shohin vlerësimin me tri A të rrezikuar. Gazetari i temave ekonomike, Nicolas Doze shprehet: "Vendi ynë ka 1600 miliardë Euro borxhe, gati 85 përqind të produktit social bruto. Me këtë gjendje, Franca as tani nuk e meriton notën më të mirë- por ekziston një marrëveshje midis agjencive të klasifikimit dhe qeverisë. Kjo marrëveshje thotë se Franca, nuk do të deklasifikohet në asnjë mënyrë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, për të mos rrezikuar rizgjedhjen e presidentit."

Central në Francë

Central në Francë

Nëse Francën e ulin në klasifikim, kjo do të kishte pasoja serioze për ombrellën shpëtuese të Euros. Franca është një vend donator. Nëse ajo largohet, shpatullat për mbështetje duhet t'i ofrojnë të tjerët- nëse mbetet në familje, i rrit edhe më shumë borxhet. Dhe me një vlerësim të dobët nuk do të jetë në gjendje të marrë para hua me interesa të favorshme.

Autor: Evi Seibert/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama