1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca kërkon fundin e TTIP-it - marrëveshjes për tregtinë e lirë me SHBA

Matthias Fekl, sekretari i Shtetit për Tregtinë e Jashtme të Francës bëri të ditur se Franca do t'i kërkojë Komisionit Europian në shtator ndërprerjen e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Matthias Fekl, sekretari francez i Shtetit për Tregtinë e Jashtme gjen fjalë të qarta: "Franca kërkon ndalimin e bisedimeve". Në radion franceze RMC, ai u shpreh se "nuk ka më asnjë mbështetje politike në Francë për këto bisedime". Në këtë vend u rritën muajt e fundit dyshimet, që marrëveshja do të arrihet. Vetë presidenti francez, Francois Hollande kërcënoi në maj me refuzimin e marrëveshjes. Vendi i tij "nuk do të pranojë asnjëherë, që të vihen në pikëpyetje parimet bazë të ekonomisë sonë bujqësore, kulturës sonë, dhe reciprocitetit në akcesin e tenderave publikë", tha presidenti francez.

Deutschland Sigmar Gabriel PK in Berlin

Sigmar Gabriel

Fekl deklaroi atëherë se ndalimi i bisedimeve duket si "varianti më i mundshëm". Sipas tij arsyeja qëndron në "pozicionin aktual amerikan". "Europa propozon shumë, dhe përkundër kësaj merr shumë pak".

Zëvendëskancelari gjerman, Gabriel jep shtysën

Të dielën ishte zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel (SPD), i cili u shpreh se bisedimet për TTIP janë "de fakto të dështuara", kjo sepse "ne natyrisht si europianë nuk mund t'u nënshtrohemi kërkesave amerikane". Gabriel përmendi qëndrimin e patundur të SHBA-së. "Aty nuk ndryshon asgjë". Gabriel u kritikua menjëherë nga shoqatat e ekonomisë dhe partneri i koalicionit, CDU. Sipas Michael Froman, zëdhënësi i të ngarkuarit amerikan për Tregtinë e Jashtme, në të vërtetë bisedimet "ecin rregullisht përpara". Por është në natyrën e bisedimeve ekonomike që nuk miratohet asgjë, pa u rënë në ujdi për çdo gjë, tha ai për "Spiegel Online".