1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Romët dhe Sintët

Franca do të dëbojë romë të tjerë

Qeveria franceze paralajmëroi në fund të korrikut se do të veprojë me vendosmëri kundër kampeve ilegale rome. Brenda dy javësh janë zbrazur 40 kampe të romëve në Francë.

Kamp i romëve në Saint Denise, Francë

Kamp i romëve në Saint Denise, Francë

Krejt çfarë kishin pranë shpirtit ata e kanë paketuar në çanta, qese dhe karrocat e pazarit. Banorët e kampit të romëve në Choisy-le-Roi në jug të Parisit qëndrojnë ulur në trotuar. Deri tani ata jetonin nën urat e autostradave, në autoshtëpitë e rimorikuara dhe në çadra përgjatë autostradës A86. Edhe pse nuk ishte vend i përshtatshëm për banim prapëseprapë ishte shtëpia e tyre. Tani ata nuk e dinë se nga t'ia mbajnë. Ata nuk kanë alternativë tjetër .

"Gjendja e tyre do të përkeqësohet edhe më shumë. Tani ne kemi këtu në rrugë 50 njerëz me fëmijë të vegjël, nje pjesë e tyre janë të sëmurë. Kushtet higjienike do të përkeqësohen edhe më shumë për shkak se prefektura ka paralajmëruar se nuk do të përkudjeset për strehimin e këtyre njerëzve."

....thotë Michel Fèvre nga Shoqata e Romëve të Evropës.

Në gjendje të ngjashme si romët në Choisy-le-Roi ndodhen aktualisht shumë të tjerë në Francë.

Qeveria iu ka shpallur atyre luftë. Veprimet kundër romëve janë pjesë e ofensivës së re për sigurinë e brendshme të presidentit Sarkozy. Njëra pas tjetërës do të zbrazen të gjitha kampet e romëve. Në Francë ekzistojnë rreth 600 lagje të tilla. Presidenti francez ka paralamëruar se deri në fund të tetorit do të zbrazë gjysmën e tyre. Ministri i Brendshëm Hortefeux bëri ndërkohë bilancin e parë.

"Në dy javët e fundit ne kemi mbyllur më shumë se 40 kampe të romëve. Kjo është një shenjë se në çfarë mase të madhe do të bëhet edhe dëbimi. Bëhet fjalë për rreth 700 persona."

Dëbime për romët që kanë kryer akte penale

Pjesëtarët e komunitetit rom, të cilët e kanë mashtruar shtetin francez apo kanë bërë vepra penale do të dëbohen për në vendlindjet e tyre në Rumani dhe Bullgari. Më së voni në fund të gushtit, avioni i parë me të dëbuarit në bord do të niset nga Franca në drejtim të këtyre vendeve. Ata të cilët do të mbeten në Francë do të jenë të detyruar që të gjejnë një vendstrehim tjetër. Ndoshta deri sa të dëbohen sërish. Për Michel Fèvre ky është një stigmatizim i qëllimshëm i një pjese të popullatës.

"Kjo politikë nuk është e pranueshme. Ministri i Brendshëm Hortefeux ka vënë në shënjestër romët duke i lidhur ata gjithnjë me çështjen e kriminalitetit. Por duke i dëbuar këta njerëz ai nuk do të zgjidhë problemin e vërtetë."

Për 15.000 romët në Francë fillon një kohë e pasigurtë. Shumë prej kampeve janë ngritur pa lejen e shtetit francez. Dhe ndërkohë edhe një pjesë e opozitës franceze mbështet mbylljen e kampeve rome. Këtë ata e bëjnë sepse e dinë që mbylljen e këtyre kampeve e mbështet shumica e francezëve.

Autor: Anne Christine Heckmann/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OmvZ
  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OmvZ