1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca dhe Italia kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Shengenit

Fillimisht Roma dhe Parisi grindeshin për refugjatët, tani demonstrojnë unitet. Kërkesa e tyre e përbashkët për Bashkimin Evropian është që në rastet ekstreme të kontrollohen sërish kufinjtë e brendshëm të BE-së.

Silvio Berlusconi dhe Nicolas Sarkozy në Romë

Silvio Berlusconi dhe Nicolas Sarkozy në Romë

Për shkak të valës së fundit të refugjatëve nga Tunizia, Italia dhe Franca kërkojnë reformimin e Marrëveshjes së Shengenit. Kjo kërkesë ka shkaktuar zemërim tek Komisioni Evropian. Në rastet ekstreme këto dy vende duan që të kontrollojnë sërish kufinjtë e brendshëm të BE-së dhe të kufizojnë përkohësisht lirinë e qarkullimit. "Ne duam që marrëveshja të jetojë, por që të jetojë ajo duhet të reformohet", tha presidetni i Francës Nikolas Sarkozy të martën në Romë pas një takimi me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. "Ne duam që të jetojë marrëveshja Shengen. Në mënyrë që Shengeni të jetojë, duhet të reformohet. Ne duam të forcojmë Agjencinë evropiane për Mbrojtjen e kufiritt FRONTEX.

Berlusconi dhe Sarkozy demonstrojnë unitet

Berlusconi dhe Sarkozy demonstrojnë unitet

Ne duam të forcojmë inspektimet. Ne përveç kësaj duam mjete për sigurimin e kufijve të zonës Shengen. Nuk ka asnjë arsye për të thënë se marrëveshja nuk mund të rishikohet. Nëse një vend është i dobët për të mbrojtur kufinjtë e tij të jashtëm, atehërë çfarë duhet të bëjmë? Pikërisht se ne besojmë në Shengen, ne duam forcimin thelbësor të Shengenit. Prandaj çështja e Shengenit nuk është hedhja reciproke e problemeve tek njëri- tjetri, por zgjidhja e përbashkët e tyre. Unë jam shumë i gëzuar që zoti Berlusconi dhe unë do t'i shkruajmë së bashku një letër presidentit Barroso dhe që kjo temë do të jetë një prej temave kryesore në samitin e BE-së në muajin qershor", tha Sarkozy.

Brukseli del kundër zbutjes së Marrëveshjes së Shengenit

Schengen Ortsschild

Shengen

Komisioni Evropian zgjodhi kursin e konfrontimit me Francën dhe Italinë. Një pushim i përkohshëm i rregullave të Shengenit është tërësisht i papranueshëm. "Ky nuk është opsion", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel. "Rregullat e Shengenit janë pjesë e marrëveshjeve evropiane dhe ato nuk mund të ndërpriten, përndryshe duhet dalë nga Bashkimi Evropian", thënë zëdhënësi.

Por i këtij mendimi nuk është kryeministri italian Silvio Berlusconi: "Në situata të jashtëzakonshme, kështu besojmë ne të dy, duhet të ndryshohet marrëveshja e Shengenit. Ne do të arrijmë këtë së bashku", tha Berlusconi.


Edhe Berlini flet për këtë si një masë të nevojshme

Po ashtu edhe ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU), shprehet për atë që së paku në rastet ekstreme të kontrollohen sërish kufinjtë e brendshëm të BE-së. Rregullat e tanishme të veçanta duhet të thjeshtësohen. Por liria e qarkullimit nuk guxon të rrezikohet, ka nënvizuar politikani kristiansocial, Hans-Peter Friedrich. Marrëveshja e Shengenit e miratuar në vitin 1985 ka krijuar një liri të paparë deri atëherë për të udhëtuar nëpër Evropë. Tani pjesë e zonës pa kontrolle kufitare janë 25 shtete. Në kufijtë ndërmjet shteteve të Shengenit zhvillohen vetëm kontrolle të herëpashershme, apo në raste të veçanta, si për shembull me rastin e ndonjë ngjarjeje të rëndësishme sportive.

Emigrantë në tren nga Italia në Romë

Emigrantë në tren nga Italia në Romë

Sipas tekstit të marrëveshjes kontrollet lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme, si për shembull, kur është në pyetje rrezikimi i sigurisë publike. Për këtë vendos vendi anëtar, por në fund duhet kërkuar edhe miratimi i Komisionit Evropian. Prandaj zëdhënësi i Komisionit Evropian ka deklaruar se: "Ne nuk kemi përshtypjen se refugjatët paraqesin rrezik për sigurinë publike. Prandaj nuk duhet të krijohet përshtypja se për shkak të refugjatëve do të shkatërrohet Bashkimi Evropian dhe në kufi në çdo dy metra të qëndrojë një polic."

Autor: ebs / dpa / Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica