1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca -'aleancë e re' me Greqinë e shitje avionësh e fregatash

Presidenti francez Sarkozi shpalosi në Athinë edhe prioritetet e presidences franceze të BE. Evropa duhet të hapet dhe Ballkani të reformohet, theksoi më tej presidenti francez i cili u prit në Athinë me nderime të mëdha

Ushtar në Portin e Pireut

Ushtar në Portin e Pireut

50 vjet pas marshallit De Gol në foltoren e parlamentit grek u gjend sot presidenti francez Nikola Sarkozi. Përmes një fjalimi, që u duatrokit ngohtësisht, ai shpalosi faqen e re në marrëdhëniet greko-franceze. Ai hodhi parullën "Francë-Greqi-aleancë e Re", por paraqiti edhe prioritetet e presidences franceze të Bashkimit Evropian që fillon më 1 korrik.

Jashtë tyre nuk mund të mbetej, sigurisht, rajoni i Ballkanit ku ashtu si edhe në takimet me presidentin grek Papulas por edhe kryeministrin Karamanlis, Sarkozy i kushtoi rëndësi të veçantë duke e cilësuar "stabilitetin e rajonit objektiv serioz të gjithë Evropës" dhe duke kërkuar njëkohësisht "një perspektivë të qartë edhe për Serbinë" ashtu si për të gjitha vendet e tjera të kësaj treve. "Duhet ta shprehim me një dinamikë të re këtë premtim të Evropës... e cila duhet të hapet dhe Ballkani të reformohet", tha Sarkozia, duke dhenë kështu stigmen e presidences së vendit të tij për rajonin. Njëkohësisht, siç pritej, u shpreh hapur në anën e palës greke në konfliktin për emrin, duke folur për "mbështetje vëllazërore në Bukuresht".

Duke shpalosur më gjerë platformën e presidencës së tij Sarkozy paralajmëroi konkretizimin e mëtejshëm të "unionit mesdhetar", foli për rënien e murit ndarës të Qipros, kërkoi mirëkuptimin e palës greke për preferencën franceze për "një marrëdhënie të veçantë" të Turqisë me Bashkimin Evropian dhe jo integrim -duke aluduar se këtë dëshiron në thelb dhe pala greke- dhe foli për nevojen e një politike unike evropiane në çështjen e azilit ndaj të huajve dhe solidaritet ndaj Greqisë së ekspozuar ndaj flukseve të emigracionit. "Ne shikojmë te Franca një partner strategjik dhe në personin tuaj një mik të vërtetë" i tha presidenti grek Papulias mysafirit të tij të lartë. Sarkozua nuk mungoi të theksojë në mënyrë të përseritur origjinën e tij greke nga gjyshi i tij hebre i Selanikut. Sigurisht edhe objektivin e tij më konkret për shitjen e avionëve Rafal dhe fregatave franceze miqve të tij grekë që e shikojnë diplomacinë ushtarake si mjetin efikas për avancimin e problemeve të tyre kombëtare. Jo rastësisht vizita u kurorëzua me deklaratën e përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen.

  • Data 06.06.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EEzQ
  • Data 06.06.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EEzQ