1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Francë: Të rëndësishme votat nga skajet e spektrit politik të djathtë

Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati socialist Hollande fitoi 28,6 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual Sarkozy 27,1 për qind, më 6 maj do të zhvillohet raundi i balotazhit.

RETRANSMISSION FOR ALTERNATE CROP OF REB102. In this photo of Wednesday, Feb. 8, 2012 France's President, Nicolas Sarkozy, left, shakes hands with Socialist Party candidate for the 2012 presidential elections Francois Hollande, at a dinner where France's best-known by Jewish organization, CRIF, hosted the president and his most likely challenger in this spring's election: Socialist Francois Hollande. Sarkozy put his reputation as a stalwart friend of Israel on the line Wednesday, warning that military action was no way to deal with nuclear-minded Iran at a dinner hosted by France's main Jewish group _ and his likely presidential election rival in the audience. (Foto:Christophe Guibbaud, pool/AP/dapd) // Eingestellt von wa

Sarkozy dhe Hollande

Tani të rëndësishme janë mbi të gjitha votat nga skajet e spektrit politik të djathtë. Për to po luftojnë dy rivalët në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë. Në skajin e kampit të djathtë janë rreth 18 për qind e elektoratit, ata që votuan për kandidaten e Frontit Nacional Marine Le Pen dhe bënë që ajo të fitonte papritur aq shumë në raundin e parë. Për shkak të sistemit elektoral francez prej kësaj fitoreje Marine Le Pen nuk ka ndonjë dobi, sepse në balotazh kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm dy fituesit e raundit të parë të votimit. Por votuesit dhe përkrahësit e Frontit Kombëtar mendojnë se në zgjedhjet parlamentare të qershorit do të arrijnë suksese të mëdha.

French President and UMP party candidate for the elections Nicolas Sarkozy, right, pauses as he speaks to journalists gathered outside his campaign headquarters the morning after the first round of voting in Paris, Monday, April 23, 2012. French Socialist Francois Hollande has taken his plodding, undynamic campaign to become France's next president to within spitting distance of victory over the hyper-president Nicolas Sarkozy, finishing first in Sunday's initial round of voting. (Foto:Laurent Cipriani/AP/dapd)

Nicolas Sarkozy

Sidomos Nicola Sarkozi po përpiqet të fitojë në zgjedhjet e balotazhit votat e spektrit të djathtë. Atij i nevojiten dy të tretat e votave të votuesve të Frontit Kombëtar për të fituar në mënyrë të tillë që të mundë edhe kandidatin socialist Hollande. Kjo duket pothuajse e pamundur, sepse Marine Le Pen u sugjeroi pak para votimit vendimtar të 6 majit përkrahësve te saj që në shenjë proteste të abstenojnë, në vend që t'u rekomandonte që të votojnë për Sarkozynë. Sipas saj mes Sarkozy dhe Hollande nuk ka ndonjë dallim, sepse ata janë që të dy skllevër të politikës së kursimit.

France's President and UMP party candidate for the 2012 French presidential elections Sarkozy speaks to supporters at La Mutualite meeting hall in Paris // Eingestellt von wa

Sarkozy

Megjithatë Nikolas Sarkozi po përpiqet të fitojë votat e Frontit Kombëtar edhe pse e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me ta. Në një miting elektoral në Paris Sarkozy tha: "Mbështetësit e socialistit François Hollande janë mbledhur nën flamurin e kuq. Ne jemi mbledhur nën flamurin tringjyrësh të Republikës Franceze. Ne duam projekte të mëdha për këtë vend të madh me emrin Francë. Ne nuk duam që të gjithë të jenë njëlloj, ne nuk duam urrejtje, ne nuk duam luftë klasash, ne nuk duam socializëm."

Sarkozy po përdor në fjalimet e tij elektorale tema tipike dhe fjalorin e krahut të ekstremistëve të djathtë. Ndër këto tema përfshihet edhe marrëveshja e arritur në mes të muajit prill mes ministrit të Brendshëm francez Claude Guéant me homologun e tij gjerman, Hans-Peter Friedrich, për të ndryshuar Marrëveshjen e Shengenit.

epa03192221 French Socialist Party (PS) candidate for the 2012 French presidential election, Francois Hollande (C) waves to onlookers after casting his vote for the first round of France's presidential elections at a polling station in Tulle, France, 22 April 2012. Walking behind him is French journalist Valerie Trierweiler (R), partner of Socialist Party (PS) candidate Francois Hollande. France was voting 22 April in a first round of a presidential election, in which Socialist frontrunner Francois Hollande is tipped to defeat incumbent French President Nicolas Sarkozy. EPA/CAROLINE BLUMBERG +++(c) dpa - Bildfunk+++

Francois Hollande

Meqenëse Sarkozi kishte zgjedhur si ditë për të mbajtur fjalimin e tij 1 Majin, kundërshtari i tij, François Hollande, u tall në një miting të organizuar në Never me faktin që kundërshtari i tij donte të festonte në këtë ditë "punën e vërtetë": "Papritmas, kandidati Sarkozy zbuloi 1 Majin. Unë nuk e di se çfarë ka bërë ai deri tani në ditën e 1 Majit. Mendimet e tija intime ai nuk na i ka treguar, të paktën deri tani jo. Por këtë vit ai i bën ftesë vetvetes. Dakord kjo është e drejta e tij. Por unë nuk se kandidati e përvetëson vlerën e punës, sepse vlerën e punës e mbrojmë ne të gjithë së bashku."

Autor: Miroslaw Jablonski/Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama