1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Francë: Kritikuesit jashtë qeverisë

Hollande largon nga kabineti përfaqësues të spikatur të krahut të majtë të partisë së tij. Me emërimet e reja, presidenti francez François Hollande po e forcon profilin e tij miqësor ndaj biznesit.

default

Francois Hollande dhe Arnaud Montebourg

Me emërimin surprizë të të besuarit të tij, ish-bankierit 36-vjeçar Emmanuel Macron, si ministër i ri i Ekonomisë, presidenti francez François Hollande po e forcon profilin e tij miqësor ndaj biznesit. Emmanuel Macron kishte qenë këshilltar ekonomik i presidentit Hollande. Emmanuel Macron pason në këtë post Arnaud Montebourg, i cili me me kritikat ndaj kursit të kursimit të presidentit Hollande kishte shkaktuar një skandal. Kryeministri Manuel Valls njoftoi se në vjeshtë do të kërkojë një votëbesim të ri.

Emërimi i Macron shkaktoi shumë habi, sepse sipas njoftimeve të medias ministri i Financave Michel Sapin do të merrte përsipër edhe ministrinë e Ekonomisë në qeverinë e re. Sapin, që është gjithashtu një person i besuar i presidentit Hollande, do të drejtojë të njëjtën ministri si deri tani.

Macron e kundërta e Montebourg

Macron ka kryer universitetin elitar francez ENA dhe më pas filloi të punonte për bankën komerciale Rothschild. Pas marrjes së detyrës nga Hollande në maj 2012, ai u bë këshilltar i tij për politikën ekonomike dhe fiskale dhe qe si një lloj lidhjeje e presidentit Hollande me krerët e biznesit. Po ashtu Emmanuel Macron ishte edhe zëvendëssekretar i përgjithshëm i Pallatit Elysée.

Emmanuel Macron

Emmanuel Macron

Macron konsiderohet si e kundërta e Montebourg, i cili i është drejtuar në mënyrë të përsëritur me kritika të ashpra krerëve të bizneseve dhe është përkrahës i një ndërhyrjeje më të fortë të shtetit në ekonomi. Emërimi i Macrons u interpretua si një sinjal ndaj biznesit se presidenti Hollande e ka seriozisht me kursin dashamirës që ka nisur ndaj sipërmarrësve.

Kritikuesit jashtë qeverisë

Përveç Arnaud Montebourg nga qeveria e re janë përjashtuar edhe ministri i Arsimit Benoit Hamon dhe ministrja e Kulturës Aurelie Filippetti, të cilët gjithashtu ishin kritikë ndaj politikës së Hollande. Pasardhëse e Hamon është ish-ministrja për të Drejtave e Grave, Rinisë dhe Sportit, 36-vjeçarja Najat Vallaud-Belkacem. Kurse ish- sekretarja e shtetit për Tregtinë e Jashtme, Fleur Pellerin, zëvendëson Aurelie Filippettin.

Me largimin e përfaqësuesve të spikatur të krahut të majtë të partisë nga kabineti Hollande rrezikon që shumë deputetë socialistë që i takojnë këtij kampi të vazhdojnë të votojnë kundër reformave të tij.