1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fqinjët e Rusisë e ndiejnë dhimbjen

Rënia e çmimit të naftës dhe sanksionet e Perëndimit kanë bërë që rubla ruse të humbasë vlerë - me pasoja dramatike për fqinjët dhe vendet partnere të Rusisë.

Tregtia e Krishtlindjeve për shumë tregtarë rusë kaloi këtë vit shumë mirë. Zhvlerësimi i rublës ruse bënte që shtetet fqinje me Rusinë të kishin papritur shumë para në xhep. Tregtarë automjetesh në kufi me Bjellorusinë thonë të njëjtën gjë. Më parë ai u shiste tri automjete në muaj klientëve nga Bjellorusia, sot janë dhjetë në javë - kështu e citon portali i lajmeve "delfi.it" një tregtar Volkswagen-i në Smolensk. Kjo ishte situata në dimër të vitit të kaluar. Ndërkohë, qeveria e Minskut e ka zhvlerësuar fuqishëm rublën bjelloruse - me këtë festa e blerjeve hë për hë i përket së shkuarës.

Varësi nga Rusia

Në Evropën Lindore, në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore praktikisht të gjitha ish-republikat sovjetike janë të ndërthurura ngushtë ekonomikisht me Rusinë. Politikisht, Armenia dhe Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani mund të jenë të pavarura - ekonomikisht nuk janë. Vetëm tri shtetet baltike ndjekin rrugë të tyre në BE dhe Republika e Kaukazit, Gjeorgjia përpiqet që prej luftës me Rusinë në vitin 2008 të çlirohet sa është e mundur nga ndikimi i Moskës.

Rusia e nxit integrimin ekonomik kudo ku është e mundur. Bashkimi doganor me Kazakistanin dhe Bjellorusinë u pasua në ndërrimin e viteve nga Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ku hyri edhe Armenia. Por startimi i këtij bashkimi ndodhet nën një yll jo të mbarë. Për shkak të rublës së dobët, eksporti i produkteve të gatshme armene në Rusi ka rënë me 6,3 përqind, informon gazeta "Aikakan Schamanak" nga Erivani.

Moskau Eurasische Wirtschaftsunion Gipfel 23.12.2014

Samiti i Bashkimit ekonomik Euroaziatik më23.12.2014 në Moskë

Miliona punëtorë sezonalë nga vendet fqinjë ndodhen para hiçit

Ekspertë rusë thonë se turbullirat në një hapësirë të integruar ekonomike eleminohen shpejt. Por dramatike janë pasojat e krizës në tregun e punës. Pagat ditore, punëtorët e ndërtimit dhe ndihmësit në qytetet e mëdha ruse vijnë tradicionalisht nga shtetet e Azisë Qendrore. Rreth pesë milionë taxhikë, kazakë, kirgizë dhe uzbekë punonin deri tani në kantiere ndërtimi, në tregje dhe në gastronomi. Por shumica e tyre pritet që tani të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Rubla e dobët dhe recesioni në Rusi e shkatërrojnë tregun për punëtorët e pakualifikuar.

A e paguajnë fqinjët haraçin për Rusinë?

Paratë e këtyre migrantëve mungojnë tani në shtetet e Azisë Qendrore. Dërgimi i parave të migrantëve nga Rusia siguron një të tretën e produktit social bruto të Kirgistanit; në Taxhikistan madje sipas informacioneve, pagat e punëtorëve me mëditje sigurojnë gjysmën e produktit social bruto. Shumë familje ndodhen papritur para asgjëje.

Ekspertë rusë si ish-zëvendësministri i Financave dhe ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Rusisë, Sergeij Aleksashenko thotë se faji për gjendjen e ekonomisë ruse duhet kërkuar në Rusi. Është mungesa e investimeve, që e pengon rritjen e ekonomisë ruse, thotë ai. Mungojnë edhe reformat politike. "Mendimi im personal është që kjo krizë do të zgjasë shumë", thotë Aleksashenko.