1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Forumi Global i Mediave 2014

Motoja e GMF 2014 është "Nga Informacioni tek pjesëmarrja - Sfidat për Mediat"

"Ajo që po ndodh tani në Ukrainë është më shumë një 'betejë informative" se sa një luftë reale fizike", thotë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Jamie Shea. Eksperti i sigurisë është një nga folësit e shquar që merr pjesë në Forumin Global të Mediave 2014 (GMF 2014) nga 30 qershori deri më 2 korrik 2014 në Qendrën Botërore të Konferencave në Bonn.

Sipas mendimit të britanikut Jamie Shea interneti e ka ndryshuar formën dhe rrjedhën e krizave aktuale, si në Ukrainë, në Tunizi, Egjipt dhe vendet e tjera të Pranverës Arabe apo Turqi. Ai u ofron më shumë njerëzve mundësinë për të marrë pjesë në zhvillimet shoqërore. Ky aspekt është në qendër të GMF 2014 me moton e tij "Nga Informacioni tek Pjesëmarrja - Sfidat për Mediat"

Udhërrëfyes për mediat

Forumi Global i Mediave i Deutsche Welles zhvillohet për herë të shtatë. Për herë të parë mikëpritës i takimit të mediave është drejtori i ri i DW-së Peter Limbourg. "Ne arrijmë shumë njerëz në botë, kështu që kemi tema emocionuese dhe unë mendoj se duhet të jemi krenarë për këtë Forum Global të Mediave." - tha Limbourg. Drejtori i DW-së mendon se kjo ngjarje me më shumë se 2000 pjesëmarrës nga 100 vende mund të luajnë një rol të rëndësishëm në peisazhin e mediave: "Me të nuk mund të ndryshohet bota, por aty mund të nxirren në pah çështje të rëndësishme, si p.sh. këtë vit çështja se si për të marrim pjesë në botën digjitale."

Një temë e rëndësishme në GMF 2014 është roli i dyfishtë e internetit: Nga njëra anë ai mundëson përmes e-qeverisjes dhe platformave on-line më tepër pjesëmarrje politike të qytetarëve. Nga ana tjetër, ai ngre pyetje serioze në lidhje me sigurinë e informacionit dhe të informatorëve, si dhe për kufijtë e shtypit dhe të lirisë së shprehjes.

Në GMF 2014 merr pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili do të mbajë një fjalim rreth temës së forumit nga perspektiva e politikës së jashtme ("Digjitalizimi dhe pjesëmarrja. Një vështrim nga këndvështrimi i politikës së jashtme").

Krijimi i rrjeteve

Lidhja në rrjet e pjesëmarrësve nga e gjithë bota është një nga objektivat kryesore të GMF 2014. Kështu ka qenë vitet e fundit dhe kështu qoftë edhe këtë vit, uron drejtori i DW-së Limbourg.

Përballja e pikëpamjeve të ndryshme përbën edhe sharmin e konferencës. Në të do të ketë debate të gjalla mes pjesëmarrësve rreth të ardhmes së gazetarisë dhe rolit të radiostacioneve ndërkombëtare.

Me tepër infromacione gjeni në http://http://www.dw.de/unternehmen/global-media-forum/s-101019:DW-Seiten