1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Forumi Ekonomik i Vjenës: Shqipëria me ambicie të mëdha

Për herë të parë zhvillohet në Tiranë Forumi Ekonomik i Vjenës. Kryeministri Berisha deklaron ambicien e shndërrimit të Shqipërisë në një fuqi rajonale për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia bërthamore.

default

Zgjedhja e Tiranës për të zhvilluar këtë Forum duket se nuk është e rastësishme. Për Erhard Busek, Presidentin e Forumit Ekonomik të Vjenës, ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Europën Jug- Lindore, është tregues i vlerësimit të Shqipërisë për reformat që ka kryer dhe përparimin në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Në këtë Forum marrin pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha të Austrisë, vendeve të rajonit të Detit të Zi, Ballkanit si edhe kompani vendase.

26.11.2004 Journal Interview Erhard Busek

Erhard Busek

Pse e meriton Shqipëria vëmendjen e investorëve të huaj?

Duke paraqitur argumenta pse Shqipëria është një vend që investitorët e huaj duhet ta përfshijnë në hartën e interesave të tyre, Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e ftuar në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po zhvillohet në Tiranë, u shpreh se: "Shqipëria ka kryer një revolucion të madh fiskal. Janë kufizuar abuzimet dhe janë zvogëluar shpenzimet."

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli shprehu besimin se Forumi i Vjenës do t'i shërbejë rritjes së investimeve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm për krijimin e një hapësire ekonomike europiane. Qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës është promovimi i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve dhe rajoneve nga Deti Adriatik deri në Detin e Zi. Si projektin e shekullit për shqiptarët, Topalli vlerësoi ndërtimin e autostradës Durrës - Kukës.

Topalli: "Ky projekt nuk lidh vetëm Shqipërinë me Kosovën, por edhe me Maqedoninë e Serbinë duke krijuar në këtë mënyrë një korridor të ri rajonal dhe duke iu përgjigjur në të njëjtën kohë edhe një ndër objektivave të Forumit Ekonomik të Vjenës, atij të promovimit dhe implementimit të projekteve afatgjatë në rajon."

Shqipëria- prirëse e energjisë bërthamore në rajon?

Business Center in Tirana Albanien

Qendra e biznesit, Tiranë

Burime zyrtare nga organizatoret lokalë të Forumit Ekonomik të Vjenës, thanë për Deutsche Welle-n, se përfaqësuesit e biznesit austriak dhe nga vende të tjera interesin më të madh e kanë shprehur për të ditur kuadrin ligjor dhe kushtet fiskale për të investuar në turizëm dhe energjitikë.

Kryeministri Berisha ka bërë prezent para pjesëmarësve në Forumin e Vjenës interesin e Shqipërisë për të qenë e hapur ndaj burimeve të ndryshme të energjisë, duke përfshirë edhe atë bërthamore. Berisha: "Shqiptarët, tha ai, nuk duhen përjashtuar nga kjo mundësi, përkundrazi ata duhet të përfitojnë nga ky burim i shkëlqyer si burimi bërthamor i energjisë elektrike."

Gjithashtu kryeministri shqiptar nuk ka munguar të shprehë ambicien e qeverisë së tij për kthimin e Shqipërisë në një fuqi rajonale për prodhimin e energjisë elektrike nga centralët bërthamorë.

Forumi Ekonomik i Vjenës përfundon punimet e tij të hënën në mbrëmje.

  • Data 09.06.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGDK
  • Data 09.06.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGDK