1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Forumi dështoi plotësisht dhe fajin për këtë e mbajnë të gjithë

Në qendër të shtypit ndërkombëtar të javës qëndroi sigurisht Forumi për Ushqimin, që u zhvillua e përfundoi në Romë, pa ndonjë sukses.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ban Ki-moon duke folur në Forumin e Ushqimit në Romë, 3 qershor 2008

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ban Ki-moon duke folur në Forumin e Ushqimit në Romë, 3 qershor 2008

Kështu gazeta milaneze Corriere Della Sera komenton:

"Të gjithë antarët e forumit duhet të kishin rënë dakord. Të paktën përsa i përket temës "URI", të paktën për mundësinë e luftimit të një pengmarrësi që po merr peng rreth 1 miliardë njerëz. Por në vend të një marrëveshjeje, vetëm disa masa për ndihmë të menjëhershme në ato vende ku çmimet e ushqimeve nuk mund të paguhen më. Sidomos në Afrikë. Sigurisht që mund të themi, pse jo, të paktën u ndërmor një hap, sado i vogël. Por këtë rradhë forumi për pak përfundoi pa ndonjë marrëveshje fare. Dhe protokolli përfundimtar acaroi shumë shtete duke shkaktuar madje një debat të ashpër mes tre prej tyre: Këshu për Argjentinën, Venezuelën dhe Kubën gjatë ditës së fundit të forumit pika kryesore nuk ishte më nafta por liberalizimi i tregjeve."

Dhe në gazetën britanike Harald lexojmë:

"Gjatë konferencës, pjesëtarët ishin të paktën në një pikë të të njejtit mendim: Situata ka vite që nuk është më kaq kritike ka aktualisht. Për shkak të rritjes së papritur të çmimeve të ushqimit e sidomos të rritjes së çmimit të grurit, 80 shtete iu drejtuan FAO-së me lutjen për ndihmë të menjëhershme në fara dhe pleh kimik. Por ndonëse sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, bëri thirrje në prag të konferencës se zgjatja e situatës aktuale do të sjellë revolta agresive urie në shumë vende të botës dhe se kjo arsye duhet të mjaftonte për të nxjerrë konkluzione pozitive më pas, fourmi dështoi plotësisht dhe fajin për këtë e mbajnë të gjithë."

  • Data 08.06.2008
  • Autor Sonila Sand
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFiN
  • Data 08.06.2008
  • Autor Sonila Sand
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFiN