1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Forumi ballkanik i mediave

Në Bursë të Turqisë po zhvillon punimet Forumi Ballkanik i Mediave me temë “Roli i mediave për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan”.

Arritja e paqës dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan është e pamundur pa krijimin e kushteve të funksionimit të pavarur të mediave dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Liria e të shprehurit, mediat e pavarura dhe trajtimi i çështjeve edhe jashtë kufijve, ku media funksionon janë kushtet bazë për demokratizimin e mirfillt të një shoqërie prandaj mediat janë çelësi dhe adresa për ndryshimet pozitive në shoqëri, u tha në Forumin e Bursës. Disa vende të Ballkanit në dy dekadat e fundit u ballafaquan me situata konfliktuoze dhe luftra. Konfliktet dhe tragjeditë duhet të jenë një kapitull i mbyllur, Ballkanit i nevojitet një vizion i ri, ka thënë Bylent Arënq, zëvendëskryeministër i Turqisë.

“Demokracia në këtë pjesë të Evropës është e brisht andaj mediat kanë për obligim të mbështesin zhvillimin e dialogut politik, bashkëpunimin ekonomik dhe të përdorin një gjuhë për tolerancë zero për marrëdhëniet ndërfqinjësore, pa këto parime nuk do të ketë paqë dhe stablitet në Ballkan”,vlersëon Bylent Arënq.

Në mediat e Ballkanit ka filluar të përdoret një gjuhë më relaksuese sa u përket raporteve ndërfqinjësore dhe domosdoshmërisë së bashkpunimit rajonal, thotë Eroll Rizaov redaktor nga Maqedonia. “Ne po hymë në një proces të gjatë historik të evropianizimit të shoqëristolerancë dhe të ndryshimit të percepsioneve për trajtimin e çështjeve që janë me ineteres strategjik të vendeve të rajonit drejt antarësimit në BE dhe NATO,“ deklaron Rizaov.

Gazetarët duhet t`i largohen stereotipeve që kanë për njërin apo popullin tjetër të Ballkanit, shprehet Indira Beshqeviq gazetare nga Kroacia. “Mediat në përgjithsi janë demokratizuar, ekziston në masë të madhe edhe liria e të shprehurit, por gazetarëve të Ballkanit u nevojitet një përgjegjësi më e madhe për krijimin e ambientit të një perspektive më të ndritshme të rajonit”, thotë Beshqeviq.

“Gjuha e cila përdoret në media është e një rëndësie të vaçantë dhe padyshim ajo mund të ketë rol konstruktiv për arritjen e paqes dhe stabiltetit në rajon”, shprehet Zejnep Hysein, gazetare në radion turke.

Mediat duhet të meren më seriozisht edhe me shpjegimin se çka do të thotë procesi i antarësimit të vendeve të rajonit në BE, shprehet Altin Raxhimi gazetar i lirë nga Shqipëria. “Mediat duhet të informojnë publikun se çka do të thotë ajo konkretisht për shkak se vetë procesi i antarësimit në BE është një proces shumë i koklavitur dhe kompleks”.

Në Forumin Ballkanik të Mediave në Bursa është miratuar platforma e bashkëveprimit për dhënien e kontributit të mediave për paqë dhe stabilitet në Ballkan.

  • Data 03.05.2011
  • Autor Fatos Musliu
  • Fjalët kyç media, ballkan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/118FF
  • Data 03.05.2011
  • Autor Fatos Musliu
  • Fjalët kyç media, ballkan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/118FF