1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Forcohet dukshëm opozita në Pakistan

Në Pakistan, partitë opozitare fituan me nje rezultat te thellë, duke refuzuar qartë me këto zgjedhje politikën e presidentit Pervez Musharaf.

default

Pamje nga fushata elektorale në Pakistan

Opozita u forcua dukshëm, partia në pushtet radhitet e treta - ky është rezultati i zgjedhjeve për Asamblenë Nacionale pakistaneze, pas numërimit të thuajse të gjitha votave. Edhe aleanca partiake islamiste, MMA u ndëshkua, ekstremistët e kanë humbur thuajse fare peshën. Zyrtar ky rezultat vërtet nuk është, por Navaz Sharifi nga partia e suksesshme, PML-N vendos që tani kushte: "Nxjerrja jashtë fuqie e kushtetutës nga presidenti Musharaf, suspendimi i gjykatësve, të gjitha këto duhet të prapësohen."
Nawaz Sharif und Asif Ali Zardari PK

Kryetari i PML-N Navaz Sharif (djathtas) dhe bashkëshorti i Benazir Butos, Asif Ali Zardari

Partia PML-N, sipas të dhënave të stacionit televiziv GEO shtiu në dorë rreth 25% të mandateve në parlament, së bashku me Partinë Popullore opozitare, që ka marrë më shumë vota, ata mund të arrijnë shumicën prej dy të tretat të votave, për largimin nga pushteti të presidentit Musharaf. Por Asif Zardari, burri i fortë i Partisë Popullore i mban të hapura të gjitha opcionet- edhe atë të bashkëpunimit me presidentin. Në vijim të kësaj jave do të fillojnë biseda sondazhi për një aleancë qeveritare. Votat që u dhanë nuk qenë për të vendosur për Pervez Musharafin, por zgjedhjet vlerësohen si referendum për politikën e tij: "Rezultati i zgjedhjeve e ka dobësuar dukshëm Musharafin, është një larje hesapesh me personin dhe politikën e tij", thotë analisti politik Talat Masud. Për habinë e shumicës së vëzhguesve, zgjedhjet kaluan shumë më të lira dhe më korrekte se sa është e zakonshme në Pakistan.

Parlamentswahl in Pakistan

Votues pakistanezë duke treguar letërnjoftimet në hyrje të qendrave të votimit

Por fushata elektorale u mbulua nga dhuna, katër kandidatë u vranë. Për shkak të atentatit kundër Benazir Butos, shefes së partisë popullore, votimi u shty për në mes të shkurtit. Deri tani nuk ka gjasa se Musharafi do të japë dorëheqjen, presidenti pakistanez në vend të kësaj ka theksuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim me kryeministrin e ardhshëm, pavarësisht nga cili kamp vjen ai.

  • Data 22.02.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBEU
  • Data 22.02.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBEU