1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Forcim i pranisë së SHBA-së në hapësirën aziatike të Paqësorit

Panetta në Sinbgapur: Kina dhe SHBA-ja e kuptojnë, që mosmarrëveshjet aktuale "nuk kanë alternativë, veçse afrimit me njëri-tjetrin dhe përmirësimit të komunikimit tonë dhe të marrëdhënieve ushtarake."

default

Leon Panetta ministri i Mbrojtjes i SHBA-së

Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Singapur, ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Leon Panetta i hodhi poshtë shqetësimet lidhur me angazhimin ushtarak të SHBA-së në hapësirën aziatike të Paqësorit. Kjo strategji as nuk drejtohet kundër Kinës dhe as nuk synon që të inkurajojë shtete të tjera për t'u paraqitur më agresive në konflikte, tha ai. Qeveria e SHBA-së deri në vitin 2020 do ta zhvendosë pjesën më të madhe të marinës ushtarake në Paqësor.

"Nuk ka tjetër alternativë veç bashkëpunimit ushtarak"

US Marine Base in Okinawa

Baza e marinës së SHBA-së në Okinava

Forcimi i pranisë në rajon dhe thellimi i bashkëpunimit me shtetet atje janë shprehje e një përpjekjeje "të vazhdueshme dhe menduar mirë" për shtrirjen e rolit të SHBA-së në një sektor të rëndësishëm për të ardhmen, tha ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Leon Panetta të shtunën (02.06.) në Singapur. Ndërsa marina e SHBA-së ndërkohë është e dislokuar thuajse gjysma në Paqësor dhe gjysma tjetër në Atlantik, ky raport duhet të ndryshojë deri në vitin 2020 në rreth 60% me 40%.

Shefi i Pentagonit theksoi, se SHBA-ja nuk do të sfidojë Kinën. Për të dyja vendet "nuk ka tjetër alternativë" veç bashkëpunimit ushtarak. Njëkohësisht Panetta u bëri thirrje shteteve aziatike, që të gjejnë rrugë paqësore për mosmarrëveshjet midis tyre, siç është grindja për të drejtat e sovranitetit në detin Jugor të Kinës, pa qenë nevoja që t'i varin shpresat tek SHBA.