1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Forcat ukrainase nisin ofensivë

Forcat proqeveritare në Ukrainë kanë nisur ofensivë ushtarake kundër milicëve prorusë. Ofensiva po mbështetet edhe me helikopterrë. Ka dhe viktima.

Konflikte në Ukrainë.

Ashpërsohet gjendja në Ukrainë.

Trupat proqeveritare në Ukrianë janë nisur në drejtim të qyteteve Slovjansk dhe Kramatorsk në Lindje të vendit. Lajmin për ofensivën e trupave e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm Arsen Avakov, në rrjetin social Facebook. Sipas tij, një pilot i helikopterrit është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur, si pasojë e sulmeve të rrebelëve prorusë me reaketa kundërajrore mbi pozicionet e "Forcave speciale ukrainase". Seperatistët kanë përdorur edhe minahedhës.

Përparojnë trupat ukrainase

Konflikte në Ukrainë.

Konflikte në Ukrainë.

Avakov pohon se ndërkohë janë marrë me dhunë edhe pika të tjera kontrolli. Shumë pjesëtarë të forcave proruse janë plagosur, pohon një prej aktivistëve të tyre, për agjencinë ruse të lajmeve Interfax. Kryetari i vetemëruar seperatist i bashkisë Vjaçeslav Ponomarjov e ka pranuar në një deklaratë për agjensinë shtetërore ruse të lajmeve, Ria Novosti se trupat ukrainase e kanë futur nën kontroll godinën e televizionit. Seperatistët rusë i kanë paralajmëruar rreth 100.000 banorët e këtij qyteti me sirena dhe këmbana të kishave për sulmet. Në qendër të qytetit gjendja është e qetë, njofton agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.

Bashkëpunëtorët e OSBE "të sigurt"

Slovjansk kontrollohet prej dy javësh nga aktivistët dhe forcat proruse. Ndërsa prej një jave, Ponomarjov dhe luftëtarët e tij i kanë marrë pengë shumë bashkëpuntorë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ndër ta edhe katër gjermanë. "Pengjet janë në një vend të sigurt, jashtë zonave të luftimit", citohet Ponomarjov, të ketë deklaruar për gazetën "Bild".