1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Forcat londineze të sigurisë para një sfide të madhe

Pas atentatit me bombë në Boston, Londra është në gjendje alarmi për maratonën e saj. Por forcat londineze të sigurisë kanë mjaft përvojë në mbikqyrjen e aktiviteteve të mëdha publike.

Pasi kortezhi mortor në rrugët e qendrës së Londrës për ish kryeministrin Margaret Thatcher u zhvillua në kushte të rrepta sigurie, policët në kryeqytetin britanik vazhdojnë të jenë në gjendje alarmi të shkallës më të lartë. Të dielën zhvillohet një aktivitet publik edhe më i gjerë: maratona e Londrës. Pas atentatit me bombë në maratonën e Bostonit i cili tronditi botën, shqetësimet për sigurinë janë tani prioriteti kryesor, jo vetëm për organizatorët dhe policinë por edhe për pjesëmarrësit në maratonë dhe spektatorët.

Për të larguar këto shqetësime, policia e Londrës dhe shërbimet e sigurisë mund t'i referohen "përvojës afatgjatë në fushën e sigurisë dhe punës së policisë në aktivitetet publike", theksoi këshilltarja për policinë e kryeqyetit Julia Pendry.

Forcat britanike të sigurisë fituan përvojë të çmuar gjatë Lojërave Olimpike 2012

Forcat britanike të sigurisë fituan përvojë të çmuar gjatë Lojërave Olimpike 2012

Krahas ceremonisë së varrimit të Lady Thatcher, forcat britanike të sigurisë pak kohë më parë menaxhuan me sukses masat e sigurisë në lojërat olimpike 2012. Ato kanë mësuar si nga sulmi terrorist 7/7 në Londër, ku gjetën vdekjen 52 vetë, ashtu edhe nga atentatet terroriste gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut. Në veçanti javët e kaluara ata kanë vazhguar në mënyrë elektronike telefonata me celularë dhe mediet sociale të celulave terroriste të fondamentalizmit islamik.

"Kemi masa sigurie të gjera dhe të koordinuara në mënyrë të përsosur", deklaroi këtë javë komandantja e Schotland Yard Christine Jones. Ne punojmë ngushtë me Organizatën e maratonës së Londrës për të siguruar përdorimin e të gjitha taktikave vendimtare. Rreziku i terrorizmit në Britaninë e Madhe nuk ka ndryshuar."

Qeveria britanike e vlerëson rrezikon nga atentatet terroriste "të konsiderueshëm", dhe kjo do të thotë probabilitet i lartë për një sulm.

42 kilometra siguri

Vrapuesit në maratonë do të kalojnë para ndërtesave të tilla historike si Tower Bridge, Big Ben dhe Parliament Square, pastaj para njërit prej komplekseve më të mëdha me zyra në botë Canary Wharf dhe së fundi, në afërsi të pallatit mbretëror Buckingham Palace.

Alexia Ash, drejtore e firmës amerikanoveriore të konsulencës për çështje të sigurisë "Exckusive Analysis", thekson se nuk është e mundur të garantosh siguri absolute për një maratonë pa shkatërruar natyrën e aktivitetit. "Siguria nuk mund të garantohet në çdo segment të itinerarit 42 kilometra të gjatë", thotë Ash në bisedë me DW.

Për këtë arsye i jepet prioriteti më i madh pikës së nisjes dhe asaj të përfundimit. Sipas Ash, njerëzit që përdorin akte dhune për të tërhequr vëmendjen, nuk kanë thuajse fare interes për vendet me pak spektatorë apo për ato ku janë vendosur kamerat.

Prania e shtuar policore në prag të maratonës së Londrës

Prania e shtuar policore në prag të maratonës së Londrës

"Planifikimet për Maratonën e Londrës të dielën parashikojnë prani më të fortë policore, më shumë kontrolle sigurie dhe vëzhgim me kamera, si dhe kontrolle të çantave apo kontrolle me kampionë", thotë Ash.

Më shumë sy që vëzhgojnë, më shumë siguri

Will Geddes, drejtor i shoqërisë administruese "International Corporate Protection", e konfirmon këtë vlerësim rreziku. "Në ditët e sotme terroristët duan të arrijnë para së gjithash dy objektiva: të tërheqin sa më shumë vëmendje dhe të veprojnë në vende me sa më shumë njerëz, ku numri i viktimave nga një atentat me bombë mund të jetë i madh", thotë ai për DW.

Të dielën priten një gjysmë milioni spektatorë të cilët do të ndjekin garën në rrugët e Londrës, në ura dhe në sheshe parkimi. Shumë prej tyre shqetësohen për mundësinë e dhunës apo atentateve terroriste. Spektatorët e shqetësuar janë pikërisht ata që nevojiten në rast masash të tilla të gjera sigurie, thekson eksperti për sigurinë Geddes.

"Aty ku organet nuk kanë mundësi të eliminojnë rreziqet, publiku luan një rol vërtet vendimtar duke dhënë informacione për çdo aktivitet apo person të dyshimtë, të cilët mendon se duhet të vëzhgohen."