1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fondi shpëtimtar për euron - Ministrat e Financave të BE-së këshillohen në Bruksel

Ministrat e Financave të vendeve të Euros negociuan dje (15.02.) për forcimin e planifikuar të Fondit për shpëtimin e vendeve të goditura nga kriza financiare. Gjermania duhet të vërë në dispozicion miliarda të tjera.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Fondi aktual zëvendësohet nga Mekanizmi Evropian i Stabilizimit

Në foto, Olli Rehn

Në foto, Olli Rehn

Fondi për shpëtimin e vendeve të euros të futura në borxhe i cili në vitin 2013 duhet të zëvendësojë Fondin aktual do të jetë shumë më i madh. Ai do të quhet Mekanizmi Evropian i Stabilizimit apo shkurt ESM dhe do të ketë një volum prej 500 miliardë eurosh të cilat do të jenë në dispozicion për ndihmë si shumë e tërsishme gjatë tërë kohës, tha komisioneri i BE-së për monedhën Olli Rehn.

"Kësaj i shtohen edhe kredi të mundshme dypalëshe nga vendet të cilat nuk janë anëtare të eurozonës dhe kredi të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe unë jam i sigurt që kjo i siguron ESM-së kredibilitet në tregje."

500 miliardë euro në dispozicion për Fondin e përhershëm 'ESM'

Pamje simbolike - shpëtimi i euros

Pamje simbolike - shpëtimi i euros

Deri tani shuma prej 500 miliardë eurosh është vetëm një marrëveshje në parim dhe jo vendim zyrtar. Vendimi duhet të merret nga presidentët dhe kryeministrat e vendeve të BE-së në samitin e tyre në fund të muajit mars. Por si garant nuk duhet të jenë vetëm vendet e vlerësuara me shkallën më të lartë nga agjencitë e ratingut, në të ashtuqujturin nivel Triple-A, mendon ministri i Financave të Luksemburgut, Luc Frieden.

"Unë mendoj se këtu të gjitha vendet anëtare të Eurozonës kanë detyrimet e tyre. Natyrisht që vendet të cilat bëjnë pjesë tek grupi Triple-A kanë pak më shumë detyrime por mendoj që këtu kërkohet një kontribut solidariteti i të gjitha vendeve anëtare."

Vendet si Gjermania dënohen pë arsye të ekonomive të tyre solide

Në foto, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble

Në foto, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble

Janë gjithsej gjashtë vende të vlerësuara me shkallën Triple-A, në mesin e tyre është edhe Gjermania. Këto vende janë ankuar shpesh se po dënohen praktikisht për ekonomitë e tyre solide pasi detyrohen të japin llogari për mëkatet e vendeve josolide. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble e pranoi, se me fondin e përhershëm edhe kontributi i Gjermanisë do të jetë më i lartë. Megjithatë ai theksoi se Fondi ESM dhe volumi i tij janë vetëm një pjesë e paketës së përgjithshme.

"Ka kuptim nëse krijohet një mekanizëm për një stabilitet të qëndrueshëm të monedhës së përbashkët evropiane vetëm nëse në të njëjtën kohë zgjidhen përgjithmonë problemet themelore nga të cilat janë shkaktuar vështirësitë, në të vërtetë deficiet e larta dhe dallimet e mëdha në aftësitë konkurruese. Prandaj duhet të mbetet kjo lidhje. Dhe në këtë kuadër qeveria gjermane ka thënë gjithmonë, se Gjermania nuk do të jetë shkaktare e dështimit. Dhe ne nuk kemi qenë ata që në radhë të parë kanë shkaktuar problemet e monedhës evropiane."

Autor: Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 16.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10HbK
  • Data 16.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10HbK