1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

FMN për qëndrueshmërinë buxhetore të Kosovës

Qeveria e Kosovës thotë se marrëveshja me FMN për shfrytëzimin e buxhetit të Kosovës ndodhet pranë finalizimit, pa u rrezikuar qëndrueshmëria fiskale e Kosovës.

default

Sheshi nënë Tereza në Prishtinë

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës thonë se janë përafruar qëndrimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar rreth mënyrës së shfrytëzimit të buxhetit të Kosovës, mirëpo nuk saktësojnë, nëse FMN është pajtuar që rritja e pagave deri në 50%, ashtu siç ka vendosur qeveria, është e mundur në planifkimin e buxhetit të vitit 2011. Një delegacion i FMN-së qëndroi për një javë në Kosovë, ku pati biseda me përfaqësues të qeverisë, mirëpo delegacioni nuk ka pranuar të flasë para mediave, se deri në çfarë shkalle kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen me qeverinë për shfrytëzimin e buxhetit të Kosovës. Kryesuesi i delegacionit të FMN-së, Adam Bennett, pas një takimi, që zhvilloi me presidentin e Kosovës, shprehu gatishmërinë e FMN-së për bashkëpunim me institucionet kosovare, duke thënë se shkurt se: “Objektiv i FMN-së është përparimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria afatgjatë buxhetore e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të presidencës.

Rëndësia e qëndrueshmërisë fiskale

Kosovo Finanzminister Bedri Hamza

Bedri Hamza, ministri i Ekonomisë dhe Financave

Ekspërtë të çështjeve ekonomike thonë se, nëse qeveria nuk arrin marrëveshje me FMN për qëndrueshmërinë fiskale të Kosovës, atëherë vendi rrezikon të humbasë mbi 200 milionë euro të parapara të merren në këtë vit në formë kredie të butë nga FMN. Mirëpo ministri Bedri Hamza thotë se qëndrueshmëria fiskale e Kosovës është prioritet i qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaci: “Kosova nuk do të humbë dhe nuk ka nevojë të humbë, sepse qëndrueshmëria fiskale e vendit është prioritet i qeverisë. Prioritetet e qeverisë së Kosovës janë rritja ekonomike dhe projektbuxheti i planifikuar për këtë vit tregon se për vitin 2011 Kosova do të ketë rritje ekonomike 5.3 përqind dhe kjo rritje ekonomike do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme makrofiskale”, thotë ministri Bedri Hamza.

Kosova ka dy vjet që është anëtare e FMN dhe Bankës Botërore, mirëpo asesi nuk po arrin marrëveshje edhe me Bashkimin Evropian për një shkembim të lirë tregtar. E gjithë kjo sipas ekpertëve të ekonomisë ka të bëjë me atë që Kosova nuk po mund të bindë FMN për qëndrueshmërinë fiskale të saj.

Kosovo UNMIK

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të shërbyesve civilë në masën më të madhe, sesa e lejon FMN, rrezikon në masë të madhe prishjen e marrëdhënieve me këtë mekanizëm ndërkombëtar. Safet Gerxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për programin tonë: “Këtu është rreziku më i madh, sesa raportet tregtare me me Bashkimin Evropian. Unë besoj se në fund të marsit do të ketë një zgjidhje për preferencat evropiane dhe do të lobojmë, që tregu evropian të jetë i hapur për produktet e Kosovës, mirëpo krejt kësaj duhet t'i prijë partneriteti i mirëfilltë ndërmjet Kosovës dhe FMN-së. Në qoftë se në këtë drejtim do të kemi devijim dhe shkëputje, ardhmëria do të jetë mjaft e zymtë”, thotë Safet Gerxhaliu.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj finalizoi projektbuxhetin për vitin 2011, mirëpo ky projekt-buxhet akoma nuk është miratuar në kuvend. Në këtë projekt-buxhet prej 1.4 miliard eurosh sipas ekpertëve të ekonomisë mungojnë afro 400 milionë euro, që do të shpenzohen nga rritja e pagave. Qeveria planifikon, që shumën prej afro 400 milionë eurosh ta përmbushë nga rritja e efikasitetit të doganave dhe administata tatimore, të cilat vetëm gjatë dy muajve të shkuar sipas drejuesve të tyre kanë rritur efikasitetin në masën prej 20 përqind më të lartë, sesa në periudhën e njejtë gjatë vitit të shkuar.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10aYV
  • Data 16.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10aYV