1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FMN largohet nga Shqipëria - Status i ri marrëdhëniesh me tij dhe Tiranës

Ani Ruci9 Janar 2009

FMN do të mbikqyrë vetëm disa tregues kryesorë të ekonomisë. Kryeministri Berisha e vlerëson këtë hap si " fundin e tranzicionit ekononik të Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/GV6u
KryeministriaFotografi: DW / Aida Cama

Përfundimi i programit 3 vjeçar “Për reduktimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike” të nënshkruar në vitin 2005 mes Shqipërisë dhe FMN-s shënon edhe largimin “de facto dhe de jure ” të këtij Fondi nga Shqipëria. Kryeministri Berisha e cilësoi dje firmosjen e letrës së mirëkuptimit mes qeverisë së Tiranës dhe përfaqësueses së FMN-s, Anne Margaret Westin, citoj ” përfundimin e tranzicionit ekonomik të Shqipërisë”.

Viti 2009 e kaloi Shqipërinë në një status tjetër në marrëdhëniet e saj me FMN: nga një vend i mbikqyrur rreptësisht nga ekspertë të këtij fondi, në një vend të survejuar. Statusi i ri nënkupton që kompetencat e FMN-s në vendimmarrjen e qeverisë dhe në administrimin e financave publike do të jenë shumë më të reduktuara dhe të përqëndruara në disa tregues kryesorë.

Berisha.jpg
Fotografi: AP

Marrëdhënie të vështira deri në momentin e fundit

Marrëdhëniet e qeverisë së kryeministrit Berisha me FMN-n janë karakterizuar nga debate dhe qëndrime të kundërta lidhur me nivelin e taksave dhe të kredive. FMN nuk ka qenë dakort me politikën e qeverisë për uljen e taksave dhe as për rritjen e kredidhënies. Argumenti kryesor ka qenë ruajtja e stabilitetit makroekonomik të vendit, të cilin qeveria e kryeministrit Berisha ka qenë e detyruar ta pranojë.

Qëndrime të kundërta kanë karakterizuar edhe deklaratat e dy palëve me rastin e përfundimit të programit dhe largimkit të FMN-s nga Shqipëria lidhur me rritjen ekonomike te Shqipërisë në vitin 2008. Përfaqësuesja e FMN-s, Anne Margaret Westlin tha të enjten në Tiranë se rritja ekonomike në 2008 do të jetë 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP dhe jo dyshifrore ose afër 10% siç deklaroi kryeministri Berisha, i cili u mbështet në shifrën 9,9 % të nxjerrë nga Instituti i Statistikave për tremujorin e tretë të vitit 2008.

Luhatje në rritjen ekonomike

Westin është e mendimit se treguesit mujorë të GDP-s bazohen në disa tregues më të ngushtë sesa ato që masin GDP vjetore.Westin: “Ne jemi të kënaqur për nxjerrjen nga Institut i Statistikave e të dhënave që tregojnë për një rritje ekonomike rreth 10% të GDP-s deri në fund të tremujorit të tretë të 2008-ës”. Të dhënat mujore janë të luhatshme dhe të ndryshueshme. Ndërkohë që ka një rritje të fortë ekonomike në tremujorin e parë dhe të dytë të 2008-ës, në tremujorin e tretë ka patur një lloj ngadalësimi. Dhe dihet nga të gjithë që kriza boterore ndikimin më të madh e ka dhënë në tremujorin e fundit”, argumenton Anne Margaret Westin.

Por kryeministri Berisha këmbënguli se të dhënat e Institutit të Statistikave për një rritje dyshifrore ekonomike duhet të jenë të besueshme si për faktorin ndërkombëtar ashtu edhe për atë lokal. Ai deklaroi se Shqipëria nuk është prekur nga kriza ekonomike botërore, pasojë e asaj financiare. Pavarësisht nga kundërshtitë lidhur me rritjen ekonomike në 2008- ën kryeministri Bertisha falënderoi FMN-s për mbështetjen e procesit të privatizimeve dhe kontributin në stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë.