1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

FMN-ja, katastrofa e Fukushimës dhe pranvera arabe - Samiti i G8-s

Me diskutimin për pasojat e katastrofës nukleare të Fukushimës fillon të enjten (26.05) samiti i G8-s në Deauville të Francës. Kryeministrat e tetë shteteve të industrializuara janë të të interesuar për kritere të forta.

default

Sarkozy duke folur para samitit të G8-s

"G-Day" në Normandi. Në këtë samit të G8-s, antiprotestuesit nuk kanë asnjë shans. 12.000 policë e kanë fortifikuar qendrën turistike Deauville. Mobilizim i madh për një samit, në të cilin mikpritësi Nicolas Sarkozy fillimisht donte të bisedonte me homologët e tij të G8-s kryesisht për të ardhmen e internetit. Pastaj erdhën tërmeti, cunami, katastrofa e reaktorit atomik në Japoni. Dhe papritmas Naoto Kan i Japonisë ndodhet në qendër të vemendjes: Kan: "Dua të shpreh vendosmërinë time, që Japonia do të dalë e forcuar nga kriza e trefishtë. Këtë dua t'ua bëj të qartë botës dhe kolegëve të G8-s."

Naoto Kan Japan Ministrepräsident FLASH Galerie

Naoto Kan kryeministri japonez do të hapë samitin

Siguria bërthamore temë e samitit

Sarkozi bëri të ditur se në samitin e G8-s fjalën do t'ia japë së pari kryeministrit japonez. "Ne duhet t'i japim fund kësaj gjendjeje të patolerueshme, që nuk ka norma ndërkombëtare për sigurinë e energjisë atomike."

Pra centralet bërthamore duhet të bëhen më të sigurta - me planet e saj për braktisjen e shpejtë të energjisë bërthamore Angela Merkel do të mbetet disi vetëm në rrethin e homologëve të saj. Por jo në çështjen e kandidaturës, që do të jetë sot në rend të ditës në samit. Kur kancelarja të vlerësojë Christine Lagarde si personalitet të shkëlqyer dhe me përvojë, atëherë do të ketë një aprovim të përgjithshëm në raundin ekskluziv. Edhe se refuzon kërkesën e vendeve në zhvillim.

G8 Merkel Regierungserklärung

Merkel me deklaratë qeveritare para samitit të G8-s

Edhe ata do të duhet të përcaktonin një herë se kush do të drejtojë Fondin Monetar Ndërkombëtar. Merkel: "Në situatën aktuale, që ne kemi probleme të konsiderueshme me euron, që FMN është e involvuar fort në këtë çështje, shumëçka flet për atë, se është e mundur të caktojmë një kandidat evropian. "

Kandidat apo kandidate për kreun e FMN-së?

… apo një kandidate. Dhe përshtatet mirë, që në tryezë në Deauville zë vend gati 50 përqind e kapitalit të FMN-së - dhe në këtë mënyrë edhe 50 përqind e atyre me të drejtë vote. Përsa i përket tregtisë dhe të ardhurave kombëtare G8 përfaqëson biles dy të tretat e ekonomisë botërore. Nuk është çudi, që kaq shumë njerëz në vendet në tranzicion në Afrikën e Veriut presin mbështetjen e duhur nga ky klub i të pasurve me shpresë për një fillim të ri.

London Obama Rede Britisches Parlament

Obama në turin evropian para samitit, duke folur para parlamentit britanik 25.05., Me ndryshimet në vendet afrikanoveriore, bota ndodhet para një shansi historik, thotë Obama

Pranvera arabe - Vendet e Afrikës Veriore temë e rëndësishme në samit

Jo vetëm Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka theksuar shumë herë se me ndryshimet në vendet e Afrikës së Veriut bota ndodhet para një shansi historik. Pas dekadash, kur ne në këtë rajon e kemi pranuar botën ashtu siç është, kemi tani mundësitë të punojmë, për ta bërë ashtu si duhet të ishte, tha presidenti i SHBA-së.

Por për këtë qëllim Nikolas Sarkozy nuk do të grumbullojë para. Në vend të kësaj kryetaret e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë, për mundësitë për të ndihmuar për t'i dhënë hov ekonomive në Tunizi, apo Egjipt. Sipas motos së Barak Obamës: Këtyre vendeve u duhet jo vetëm ndihmë, por tregti dhe jo vetëm mbështetje, por investime.

Autor: Andreas Reuter/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi