1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

FMN i shqetësuar për krizën në Kosovë

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar bëri të qartë në Prishtinë se vazhdimi i krizës do ta përkeqësojë gjendjen në ekonomi. Organizata e tij në këtë rast duhet të bëjë korrigjime të prognozave.

Kriza politike në Kosovë paraqet "rrezikun kryesor" për një marrëveshje financimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ajo mund të ndikojë në korrigjimin e parashikimit të zhvillimit të Kosovës për këtë vit dhe për vitet në vazhdim. Këtë paralajmërim e bëri Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një deklaratë të hënën. "Ne e shohim bllokadën politike dhe tensionet si rrezik serioz për programin", tha Ruud Vermeulen, përfaqësuesi i FMN në Kosovë në një konferencë shtypi për marrëveshjen e huasë. "Ne jemi të shqetësuar se kjo mund të minojë besimin e investorëve", shtoi ai.

FMN: Kosova 3.8 përqind rritje për 2016

Vermeulen tha se ekonomia e Kosovës pritet të shënojë një rritje prej 3.8 përqind këtë vit dhe 4.1 përqind në vitin 2017. Rritja ekonomike e Kosovës vitin e kaluar ishte 3.5 përqind, 0.3 përqind më e lartë se parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Burimet kryesore të rritjes qenë përcjelljet financiare nga migrantët dhe investimet e huaja.

Por nëse situata aktuale vazhdon ose përkeqësohet, neve ndoshta do të na duhet ta korrigjojmë parashikimin për këtë vit dhe për vitet e ardhshme.

Kosova ra dakord për një marrëveshje dyvjeçare financimi nga FMN në korrik të vitit të kaluar. Marrëveshja kap shumën 184 milionë euro.