1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fluturimi Tiranë - Prishtinë më i shkurtër dhe me kosto më të ulët

Ekspertët e aviacionit civil të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vendosur që linjat ajrore të përdorin një korridor direkt mes dy kryeqyteteve, që mënjanon kalimin dhe nëpër territorin e Maqedonisë

Pamje nga aeroporti i Tiranës

Pamje nga aeroporti i Tiranës

Të udhëtosh aktualisht me linjat ajrore nga Tirana për në Prishtinë dhe anasjelltas, avioni do të kalojë dhe në territorin e Maqedonisë. Ekspertët e të dy vendeve e konsiderojnë këtë si një kosto shtesë operacionale dhe çmim më të lartë të biletës për pasagjerët. Një ekip i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës po qëndron në Tiranë, dhe një nga cështjet për të cilat po diskuton me homologët nga Shqipëria, është pikërisht kjo cështje. Ata kanë konluduar për përdorimin e një korridori ajror direkt, për të evituar kalimin në hapësirën maqedonase. Drejtori i Aviacionit Civil të Shqipërisë, Ervin Mazniku, shprehet se aplikimi i këtij itenerari do të shkurtonte rrugën.


"Shkurtimi i rrugës do të sjellë detyrimisht dhe shkurtimin e kohës së fluturimit. Por dhe uljen e cmimit të biletës dhe reduktimin e lëshimit të gazrave në hapësirë"


Çmimi i biletës sipas Maznikut do të shkojë në rreth 20 përqind më pak. Ky është kontakti i parë zyrtar mes autoriteteve të aviacionit civil të të dy vendeve, por kooperimi do të intesifikohet më shumë në të ardhmen, psh., në aspektin e shkëmbimit të përvojave, të adaptimit të legjislacionit sipas standarteve europiane, vizita të ndërsjellta të grupeve të ekspertëve etj. Shqipëria dhe Kosova janë duke u përpjekur që fuqizimin e bashkëpunimit mes tyre ta arrijnë dhe nga shkurtimi i rrugëve të komunikimit infrastrukturor mes tyre. Në mes të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë dhe ndërtimi i rrugës Durrës - Kukës, një distancë rreth 180 km, që jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e udhëtimit për qytetarët e mallrat, por dhe do të përgjysmojë kohën e kalimit të saj në vetëm rreth 3 orë.


  • Data 09.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FqCY
  • Data 09.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FqCY