1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Flamurin lart? - Gjermanët dhe simbolet e tyre kombëtare

"Unë nuk dashuroj shtetin, unë dashuroj gruan time," pat thënë një herë ish presidenti gjerman, Gustav Heinemann i pyetur çfarë ndjenjash ka ai për Gjermaninë. Kurse presidenti aktual, Köhler thotë se ai e do vendin.

Gjermania e zgjuar

Gjermania e zgjuar

Horst Köhler hapi të enjten në Shtëpinë e Historisë në Bon ekspozitën "Flamurin lart - Gjermanët dhe simbolet e tyre kombëtare". Muzeumi tregon me 600 eksponate marrëdhëniet e politikanëve dhe qytetarëve gjermanë me kombin dhe simbolet e tij.

Claudia Schiffer duke bërë reklamë për Gjermaninë

Claudia Schiffer duke bërë reklamë për Gjermaninë

Një flamur, banda ushtarake, ushtarë që marrshojnë dhe një monument, për një kohë të gjatë ky zinxhir simbolesh në Gjermani ka qenë tabu, sepse ato kujtonin kohën e nacionalsozializmit.

Diktatura nacionalsocialiste i pati përdorur për qëllimet e beta simbolet kombëtare. Kështu Adolf Hitler thoshte gjithnjë: „Simboli i shenjtë për gjermanët ka qënë gjithmonë flamuri. Ai nuk është vetëm një copë shall, por është bindje dhe pranim i detyrimit."

Muzeumi Shtëpia e historisë në Bon,

Muzeumi "Shtëpia e historisë" në Bon,

Flamuri i ri i Gjermanisë lindore dhe perëndimore ka qenë i zi, i kuq dhe i verdhë. Kështu të dy shtetet ju kthyen trashëgimisë së përbashkët të 1848-ës. Në Revolucionin e marsit shumë vetë dolën në rrugë, për të bashkuar të gjithë principatat gjermane në një vend të vetëm – Gjermaninë. Flamuri gjerman pati luajtur një rol të madh në këtë proces. Ai ishte simboli më i rëndësishëm i bashkimit në këtë periudhë. Ekspozita e Bonit tregon këtë zhvillim në mënyrë kronologjike, siç thotë Iris Bender, bashkëpunëtore shkencore e Shtëpisë së historisë në Bon.

„Në Republikën Federale simbolet si për shembull himni ose çështja e flamurit të ri federal janë diskutuar gjatë. Kjo është prezantuar këtu në sallën e muzeut. Përveç kësaj shihet ende se dy shtetet gjermane i referohen traditës së 1848-ës. Por këtë e kanë bërë në mënyra të ndryshme. Sepse në RDGJ bazoheshin në luftën e barrikadave dhe traditën revolucionare, kurse në Republikën Federale në traditën parlamentare."

Fanmeile në Berlin

Fanmeile në Berlin, Verë 2006

RDGJ ju kthyer për arsye ideologjike simboleve kombëtare: „Duhet të ketë pamje demokratike, por ne duhet të kemi çdo gjë në dorë." Ky ishte diktumi i kryetarit të shtetit në RDGJ, Valter Ulbriht. Kurse në Republikën Federale u hoq dorë krejtësisht nga valëvitja e flamurit. Qyteti i Bonit u kthye në selinë qeveritare, me simbole të reja për fillimin e ri, ku edhe në pritjet shtetërore u hoq dorë nga pompoziteti. Vetëm ribashkimi ndryshoi qëndrimin e gjermanëve ndaj vendit të tyre.

Në ekspozitë vizitorët kalojnë në një rikonstruksion të Portës të Brandenburgut, e cila kthehet simbol të Gjermanisë së ribashkuar. Corinna Tomberger nga Shtëpia e Historisë në Bon: "Këtu kemi të bëjmë me Gjermaninë e bashkuar, dhe këtu fillon sërisht një trajtim tjetër i ngjyrave zi, kuq dhe verdhë, dhe Berlini bëhet kryeqytet i Gjermanisë së Bashkuar."

Qindra mijra gjermanë tek FIFA Fan Fest në Berlin, 9 korrik 2006

Qindra mijra gjermanë tek "FIFA Fan Fest" në Berlin, 9 korrik 2006

Ekspozita tematizon ndërtimin e monumenteve për të cilat ka patur diskutime kontroversve dhe debatin për rindërtimin e Kështjellës Berlineze dhe përfundon me detin zi, kuq dhe të verdhë të Kampionatit Botëror Futbollistik më 2006.

Ekspozita paraqet një patriotizëm të ri në Gjermani, i cili i ardhur deri këtu nuk duket të ketë më asnjë gjurmë të shpërdorimit të dikurshëm të pushtetit. Hans Valter Hyter, president i Fondacionit Shtëpia e Historisë të Republikës Federale Gjermane:

„Të krijohet përshtypja se qëndrimi i gjermanëve ndaj simboleve të tyre kombëtare është më pak i tensionuar, më i çliruar, si të thuash është bërë më normal."

Ekspozita e Bonit nuk thotë për fat të keq asgjë mbi ekzistencën e ekstremistëve, që i keqpërdorin simbolet kombëtare si flamuri gjerman pvr qëllimet e tyre radikale ideologjike.

  • Data 06.12.2008
  • Autor Antje Allroggen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GAZe
  • Data 06.12.2008
  • Autor Antje Allroggen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GAZe