1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fjalim historik: Papa i cilëson të drejtat e njeriut - çelës për zgjidhjen e problemeve në botë

Në ditën e katërt të udhëtimit të tij në SHBA, papa Benedikti i XVI mbajti një fjalim para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai e vuri theksin tek problemet globale që shqetësojnë njerëzimin aktualisht.

default

Papa Benedikti i XVI

Papa erdhi me helikopter nga Uashingtoni në Manhatan. Fillimisht ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Papa Benedikti është papa i i tretë pas paraardhësve të tij, papa Palit të VI dhe papa Gjon Palit të II që foli para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Respektimi i të drejtave të njeriut

Në fjalimin e tij historik në Nju Jork papa i kushtoi vëmendje temave globale, si të drejtat e njeriut, etikës dhe moralit. Respektimin e të drejtave të njeriut, papa Benedikti e cilësoi si çelësin për zgjidhjen e problemeve në botë.

"Jeta e komunitetit, si ajo e e brendshme dhe ajo ndërkombëtare demonstron qartë se respekti për të drejtat e e njeriut dhe detyrimet që rrjedhin prej tyre janë njësia matëse e të mirave të përbashkëta që shërbejnë për të vlerësuar marrëdhënien mes drejtësisë dhe padrejtësisë, zhvillimit dhe varfërisë, sigurisë dhe konfliktit. Promovimi i të drejtave të njeriut mbetet një nga strategjitë me efektive për të eliminuar pabarazinë mes vendeve dhe grupeve sociale dhe për të rritur sigurinë."

Bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve globale

Papa paralajmëroi për krizën e bashkëpunimit në sistemin botëror, kjo për faktin se fuqia e vendimmarrjes ende gjendet në duar të disa shteteve. Bashkësia ndërkombëtare duhet t'i futet e bashkuar zgjidhjes së problemeve globale urgjente, tha papa.

Papa në fjalën e tij i kushtoi vëmendje edhe temës së ndërhyrjes për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Të qenurit aktiv të bashkësisë ndërkombëtare, sa kohë që ajo respekton rregullat ndërkombëtare nuk duhet të shihet si ndërhyrje e palejueshme apo kufizim i sovranitetit. Përkundrazi indiferenca dhe mosveprimi janë ato që sjellin më shumë dëm, vuri në dukje papa.

Teknologjia dhe etika

Etika dhe zhvillimin teknologjik ishin një temë tjetër në fjalimin e papës. Megjithë vlerën e madhe që njerëzit kanë prej tij, papa me vështrim nga debati për hulumtime me qeliza embrinale, u shpreh se disa fenomene të tij janë shkelje e krijimit, deri në atë pikë, saqë ato jo vetëm dhunojnë karakterin e shenjtë të jetës, por i rrëmbejnë njeriut dhe familjes identitetin natyror.

Në fund të fjalimit të tij papa u takua edhe 60 punonjës e funksionarë të Kombeve të Bashkuara duke e kurorëzuar takimin me ta me një fotografi të përbashkët.

DW.COM

  • Data 18.04.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkWv
  • Data 18.04.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkWv