1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fjala e Kancelares për Vitin Ri - Merkel u jep gjermanëve kurajo

E njëjta procedurë si çdo vit: Në prag të Vitit të Ri, pas lajmeve kryesore, Kancelarja gjermane i drejtohet qytetarëve me një fjalim në televizion. Merkel flet, pas një viti të vështirë, me optimizëm të përmbajtur.

Kancelarja Angela Merkel në fjalën e saj me rastin e Vitit të Ri 2012

Kancelarja Angela Merkel në fjalën e saj me rastin e Vitit të Ri 2012

Ndryshimet rrënjësore në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, tërmetet, përmbytjet dhe reaktorët bërthamorë në Japoni dhe lindja e qytetarit të shtatëmiliardë në globin tokësor: janë ngjarjet kryesore të këtij viti ku ndalet kancelarja Angela Merkel në fjalën e saj me rastin e ndërrimit të viteve. Sipas saj: "2011 pa dyshim ishte një vit i ndryshimeve të thella".

Eshtë  mirë që të paktën disa mbeten njëjtë. Kështu si çdo natë të Vitit të Ri me skeçin në programin televiziv gjerman "Dinner vor One", në të cilën gjithmonë i njëjti Butler James në mënyrë të përsëritur pyet : "me të njëjtën procedurë si vitin e kaluar -  dhe  zonja e rëndë Sofi si gjithmonë përgjigjet: në të njëtën procedurë si çdo vit". Edhe  si fjala e e kancelares për Vitin e Ri, në prag të ndryshimit të viteve, ajo hedh vështrimin me plot krenari në vitin që ikën dhe flet me plot besim për atë që vjen.

Merkel në Bruksel për krizën e euros

Merkel në Bruksel për krizën e euros

 Përpjekje për besim në euro - dhe tek Merkeli

Megjithatë këtë herë Merkel nuk e ka të lehtë  me besimin. Ngaqë  kriza europiane e borxheve "na mban në të njëtën frymë".  Europa ndodhet "në provën e saj nga më  të rëndat prej dekadash",  thotë kancelarja, dhe ajo e di që që "shumë  janë të shqetësuar për sigurinë e monedhës sonë ". Por qytetarët mund të "besojnë për atë që unë do të bëj gjithçka për të forcuar euron": Një mësim nga e kaluara është që "një monedhë e përbashkët mund të jetë me të vërtetë e suksesshem në qoftë se ne  punojmë së bashku më shumë se deri tani në Europë", theksoi kancelarja.

Sikurse presidenti i Gjermanisë, Christian ëulff, një javë më parë në fjalën e tij me rastin e Krishtlindjeve, ashtu edhe Merkel foli për" terrorizmin e ekstremizmit të djathtë dhe bandën e vrasësve " që u zbulua në vjeshtë. Ky grup në më shumë se një dekadë duhet të ketë vrarë dhjetë njerëz. Për viktimat "ne së bashku" jemi fajtorë, që të qartësojmë tërësisht këto vrasje, tha kancelarja. Dhe "kjo është detyra jonë, për të mbrojtur të vendosur vlerat e shoqërisë sonë të lirë dhe të hapur -  në çdo kohë dhe kundër çdo forme të dhunës".

Ne duhet të mendojmë për nesër

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy

 Për Vitin e Ri, kancelarja u shpreh për punë të mëtejshme  për një të ardhme të sigurtë të gjermanëve. Familjet do duheshin forcuar për të përmirësuar përkujdesjen  e  atyre që kanë nevojë. Për këtë është e nevojshme një ekonomi e suksesshme dhe mënyra jetese më e mirë në një mjedis të pastër,  që do të thotë se " koncepti ynë për energjinë duhet të zbatohet sa më shpejt - pra një  braktisje e energjisë bërthamore dhe ndërtimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. "Ne duhet të mendojmë për nesër".

Sot megjithatë qarkullon në internet një version i "Dinner vor One", në të cilën kancelarja është zonja Sofi dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, Butler i saj. Shumë në Europë mendojnë se ka gjasa që kjo nuk ka për t'ja bërë më të lehtë Angela Merkelit vitin 2012.

Autor: Peter Stützle/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi