1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fjalёt e Putinit pa efekt

Dukej sikur Rusia donte ta ndalte „referendumin“ ilegal. Por separatistёt nuk pranojnё. Pa ҫarmatimin e separatistёve nuk mund tё ketё paqe nё lindje tё Ukrainёs, mendon Bernd Johann.

Ishte vetёm njё rreze e zbehtё shprese. Pёr pak ҫaste u krijua pёrshtypja, se „referendumi“ ilegal i separatistёve nё lindje tё Ukrainёs mund tё ndalej. Vladimir Putin i zgjoi vet shpresat. Forcat pro-ruse duhet ta shtyjnё „votimin“ e tyre tё planifikuar pёr mё 11 maj pёr pavarёsinё e „Republikave Popullore“ tё vetёshpallura Donjeck dhe Luhansk, tha presidenti rus pas takimit me kryetarin e OSBE-sё, Didier Burkhalter, i cili do tё ndёrmjetёsojё pёr krizёn. Madje pёr herё tё parё Putin u shpreh, se zgjedhjet presidenciale qё priten nё Ukrainё mund tё jenё „hapi i duhur“. Ushtria ruse ёshtё tёrhequr nga kufijtё e Ukrainёs, tha Putin mё tej.

Por tani shenjat sёrish flasin pёr pёrshkallёzim. Konflikti nё lindje tё Ukrainёs tani mund tё tensionohet nё mёnyrё dramatike. Separatistёt e kanё refuzuar propozimin e Putinit, Mos vallё shefi i Kremlinit nuk ka influencё ndaj zhvillimeve nё lindje tё Ukrainёs? Deri tani aksionet e grupeve pro-ruse dhe deklaratat nga Moska duken si tё inskenuara. Eshtё e vёshtirё tё besohet, qё separatistёt e kanё marrё tani vendimin e tyre pa miratimin nga Moska.

Farsa e votimit rrezikon ta tensionojё situatёn

Putin flet pёr diplomaci dhe zgjidhje paqёsore tё konfliktit. Por deri tani ai s'ka bёrё asgjё pёr ta zbutur situatёn. Pёrkundrazi: pёr njё kohё tё gjatё ai e pёrgenjeshtronte involvimin e Rusisё nё kryengritjen e Krimesё. Me mbёshtetjen e separatistёve tё armatosur mё pas ai ia mori Ukrainёs Krimenё. Qё nga ky moment Putini vazhdimisht ka reaguar si mbrojtёs i grupeve militante, tё cilat tani duan ta shkёpusin lindjen e Ukrainёs. Nё mёnyrё tё pёrsёritur ai e ka kёrcёnuar Ukrainёn madje me marshimin e ushtrisё ruse. Kёta ushtarё vazhdojnё tё jenё nё gjendje gatishmёrie nё kufirin me Ukrainёn, pavarёsisht tё dhёnave tё Putinit pёr tёrheqje. Kjo mund tё shihet lehtё, thotё NATO, qё duhet ta dijё kёtё.

Eshtё krejt e paqartё, se si duan ta realizojnё separatistёt nё lindje tё Ukrainёs farsёn e tyre tё votimit tё dielёn (11.05.2014). Pёrderisa ata nuk kanё akses nё listat e zgjedhёsve dhe ata gjthёsesi kontrollojnё vetёm disa pjesё nё lindje tё Ukrainёs, nё fakt atyre do t'u kish ardhur pёr shtat njё shtyrje e votimit. Por ato nuk duan ta shtyjnё atё. Madje ata as qё e kёrkojnё mundёsinё pёr dialog. Duket sikur ata duan njё vendim nё fushёn e betejёs, qё do tё kishte pasoja mjaft tё rёnda pёr njerёzit nё rajon.

Separatistёt nuk ofrojnё zgjidhje

Grupet militante nuk kanё paraqitur koncepte politike. Ata pushtuan disa godina dhe morrёn peng pёrmes forcёs sё armёve banorёt e qytetit tё vogёl Slovjansk. Tani ata duhet t'u shpjegojnё njerёzve nё lindje tё Ukrainёs, se si e pёrfytyrojnё tё ardhmen nё „Republikat e tyre Popullore“ nё aspektin politik dhe ekonomik. Por ata nuk e bёjnё kёtё. Ndaj separatistёt ndodhen krejtёsisht tё izoluar. Shumica e popullsisё nё lindje tё Ukrainёs hesht. Njerёzit kanё po aq frikё prej grupeve tё armatosura sa edhe prej ushtarakёve nga Kievi.

Qeveria ukrainase e tranzicionit ka tё drejtё t'u kundёrvihet separatistёve. Por ajo duhet qё edhe t'i parashtrojё njё perspektivё politike dhe ekonomike lindjes. Deri tani ajo nuk ia ka arritur kёsaj. Mosbesimi ndaj Kievit ёshtё i madh dhe kёtё e shfrytёzojnё forcat militante si dhe propaganda ruse.

Njё zgjidhje paqёsore nё lindje tё Ukrainёs ёshtё e mundur vetёm, nёse separatistёt ulin armёt. Pёr kёtё duhet tё angazhohet Moska. Vetёm Rusia ka influencёn e nevojshme pёr kёtё. Pёr aq kohё sa nuk ndёmerret asgjё nё kёtё drejtim, as qeveria nё Kiev dhe as Europa e Perёndimi nuk kanё arsye t'i besojnё Putinit.