1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fjalët duhet të pasohen nga veprat - Vizita e parë e presidentit të ri rus në Gjermani

Në aspketin diplomatik vizita e parë në Berlin e presidentit të ri të Rusisë Dimtrij Medvjedev ishte e sukseshme. Por premtimet duhet të pasohen nga veprat konkrete, në mënyrë që Medvjedevi të ruajë kredibilitetin.

default

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti rus Dimitrij Medvjedev në konferencë shtypi, 05.06.08 Berlin

Vizita e parë e presidentit të ri rus, Dimitrij Medvjedev, në Gjermani ishte tërësisht në shenjë të vazhdimësisë në marrëdhëniet gjermano-ruse. Medvjedev dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëritën pozicionet e njohura në çështjet bilaterale dhe ndërkombëtare: Medvjedev kritikoi zgjerimin e mundshëm të NATO-s në Evropën Lindore dhe planet për dislokimin e sistemeve amerikane të mbrojtjes nga raketat. Ai kërkoi gjithashtu si paraardhësi Vladimir Putin një angazhim më të fortë për hapjen e tregut të Gjermanisë dhe të Evropës për investimet ruse.


Si Medvjedevi dhe Merkeli theksuan rëndësinë që kanë respektivisht vendet e tyre për marrëdhëniet ekonomike. Ato mbrojtën edhe planet për linjën naftësjellësve në detin Balltik dhe premtuan, se duan t´i kapërcejnë rezervat që kanë vendet përreth Balltikut ndaj këtyre projekteve. Të dy shpresojnë për një zgjerim të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale - veçanërisht përmes një marrëveshjeje të re partneriteti dhe bashkëpunimi mes Rusisë dhe BE-së.


Në këtë çështje pra asgjë e re. Mesazhi i vizitës së Medvedjevit ishte: qëndrueshmëri në politikën ruse dhe stabilitet në marrëdhëniet gjermano-ruse. Madje çdo gjë tjetër do të ishte sensacion. Presidenti Medvjedev jo vetëm për hir të biografisë së tij dhe rrethanave të karrierës politike ndjek traditën e politikës së Putinit.


Si shef për një kohë të gjatë i këshillit mbikqyrës të Gazpormit dhe si zëvendëskryeministër ai e ka bashkëformësuar vitet e fundit politikën e jashtme ruse në aspektin politikës ekonomike dhe të energjetikës. Gjithashtu pak javë pas marrjes së postit do tëishte e nxituar, që të pritej një ndryshim i kursit të politikës së jashtme nga presidenti Medvjedev.


Ajo që ra në sy gjatë kësaj vizite ishte atmosfera miqësore, për të cilën u përpoqën si Merkeli edhe Medvjedevi. Lidhur me kritikat ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s dhe planet e SHBA për sistemet mbrojtëse nga raketat presidenti rus preferoi tonet diplomatike. Kjo tingëlloi krejt ndryshe p.sh. në fjalimin e presidentit Putin në shkurt të 2007-ës në Mynih.


Edhe qëndrim i kanceles ishte i mençur. Ajo gjithashtu u përpoq ta presë Medvjedevin me një ton miqësor. Mosmarrëveshjet e mundshme lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi Merkeli i mbuloi me formula diplomatike duke theksuar, se "kemi rënë dakord të kemi shkëmbime të hapura dhe të ndershme". Po ashtu e rezervuar dhe e kujdesshme u tregua Merkeli në konferencën e shtypit, ku u shtrua pyetja lidhur me zhvillimet e mëtejshme në rastin e sipërmarrësit të burgosur Mihail Hodorkovski. Edhe në këtë rast tingëlloi qartë toni diplomatik i saj. As Merkeli dhe as Medvjedevi nuk donin ta rezikonin atmosferën. Të dy me sa duket shohin tek ndryshimi i personelit në Kremlin një shans për të vënë në lëvizje gjërat që kanë mbetur në vend dhe për t´i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve, që në disa aspkete kohët e fundit nuk kanë qenë fort të lehta.


Rezultate konkrete nuk priteshin prej vizitës së parë në Gjermani të presidentit rus Dimitri Medvjedev. Kjo vizitë e shkurtër vendosi megjithatë një bazë të mirë për thellimin e marrëdhënieve gjermano-ruse në muajt e ardhshëm. Përpara kthimit Medvjedev theksoi në fjalimin para politikanëve gjermanë, bosëve të ekonomisë dhe gazetarëve vlerat e përbashkëta dhe premtoi se do të çojë përpara shtetin rus të së drejtës. Ky objektiv u prit me mbështetje të madhe në Gjermani, për më tepër që ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) gjatë një fjalimi në Jekaterinburg përpara disa javësh i ofroi Rusisë pikërisht këtë formë të modernizimit. Ndaj mbetet të shpresojmë, që pas fjalëve të pasojnë veprat. Në rast të kundërt presidenti i ri rus do të humbasë kredibilitetin.


  • Data 05.06.2008
  • Autor Mannteufel, Ingo (DW Russisch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EESD
  • Data 05.06.2008
  • Autor Mannteufel, Ingo (DW Russisch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EESD