1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fjalë të mira për Ballkanin, por ende shumë për të bërë

BE-ja i kërkon Shqipërisë hartimin e ligjit elektoral si dhe refomimin e sistemit të drejtësisë, Maqedonisë forcimin e bashkëpunimit ndëretnik, ndërsa Serbisë bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

default

Ende larg në rrugën drejt BE-së

Ndërsa pritet që Bashkimi Evropian të shprehet zyrtarisht në mbështetje të pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën, gjatë samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive që do të zhvillohet këtë të premte në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së bënë të njohur opinionet e tyre ndaj zhvillimeve më të fundit në Serbi, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci dhe Turqi.


Megjithë specifikat probleme të përbashkëta


Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian shprehu së pari mbështetjen e tij të plotë në ardhmërinë europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas BE-së vendet ballkanike vuajnë nga simptoma të ngjashme, siç kanë edhe problemet e tyre specifike. Ndërtimi i shtetit, sundimi i ligjit, reformat administrative dhe gjyqësore si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë plagë nga të cilat vuajnë kush më shumë e kush më pak të gjitha vendet e Europës juglindore – theksohet në konkluzionet e sotme të takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.


Përparime, por ende shumë për të bërë


Në veçanti BE-ja u bëri edhe një herë tjetër thirrje sot të gjitha forcave politike në Shqipëri që të bashkëpunojnë në ndërmarrjen e reformave në hartimin e ligjit elektoral si dhe në fushën e drejtësisë. Vënia në jetë e kritereve të përcaktuara në marrëveshjen e asocim – stabilitetit ka rëndësi të dorës së parë në afrimin e Shqipërisë me BE-në, - nënvizohet në konkluzionet zyrtare të takimit të sotëm. Ministrat e jashtëm pranojnë po ashtu përparimet e kryera nga Shqipëria në shumë fusha, por kërkojnë përpjekje edhe më të mëdha në këtë drejtim.


Pak më të zymta konkluzionet e shefave të diplomacive europiane ndaj Maqedonisë. Ky vend ka kryer disa përparime, por tensionet e brendshme politike e kanë shpërngulur vëmendjen nga reformat e nevojshme. Thellimi i dialogut politik, së bashku me forcimin e marrëdhënieve ndëretnike – përbëjnë disa nga faktorët që do përshpejtojnë afrimin e këtij vendi me BE-në, - vërejnë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.


Përsa i takon Serbisë, guri i provës në afrimin e saj me BE-në mbetet bashkëpunimi i saj i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Por njëkohësisht në selinë e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në Bruksel bëhet e ditur se në rast se deri më 28 janar Beogradi tregon shenjat e një forcimi të bashkëpunimit të tij me Hagën, atëhere është shumë e mundshme që BE-ja të nënshkruajë marrëveshjen e asocim – stabilitetit edhe me këtë vend, siç ka bërë deri më tani me Kroacinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Eshtë me rëndësi të nënvizohet se nënshkrimi i marrëveshjes së asocim - stabilitetit ndërmjet Brukselit dhe Beogradit premtohet të bëhet vetëm pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Serbi dhe në prag të njohjes së pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës nga Bashkimi Evropian.


  • Data 10.12.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZpL
  • Data 10.12.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZpL