1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fjalë të mëdha, pa ndonjë dallim të madh nga presidenti në detyrë

Kandidati republikan për president Mitt Romney kritikoi politikën e presidentit Obama në Lindjen e Mesme, pa sjellë vetë diçka konkrete

default

Mitt Romney

Tani në fjalimin e shtatë tashmë për politikën e jashtme kandidati presidencial i republikanëve Mitt Romney u prezantua si një konservator i moderuar, i cili dënoi ashpër politikën e presidentit në detyrë, por që dha vetë pak propozime konkrete dhe gjithashtu nuk ishte edhe aq i saktë me të vërtetën. Pika qendrore e Romneyt në njëzet minuta e fjalimi të tij në Institutin Ushtarak të Virginias ishin sulmet ndaj misioneve amerikane në Kajro dhe Bengazi, nga të cilat në Libi u vra ambasadori dhe vetë të forcave amerikane të sigurisë.

Sulmet, tha Romney, janë "një shprehje e një lufte më të madhe, që po ndodh në Lindjen e Mesme, një rajon që ndodhet tani në qendër të kryengritjes më rrënjësore prej një shekulli." Romney përmendi protestat në Iran, Tunizi, Egjipt dhe Jemen, lëvizjet çlirimtare në Irak, Afganistan, Libi dhe Siri. Qeveria e Obamës nuk është drejtpërdrejt fajtore për vdekjen e katër amerikanëve në Bengazi, tha Romney, por ka krijuar për këtë klimën me anë të dështimit politik. Mesazhi qendror Romney ishte: "Është përgjegjësia e Presidentit që të përdorë fuqinë amerikane për të ndikuar në histori, jo për të vepruar nga sfondi dhe ta lërë fatin tonë në dorë të fatit." Këtu Obama ka dështuar.

Mitt Romney Rede Außenpolitik

Mitt Romney

Pa alternativa të qarta

"Shpresa nuk është strategji", tha Romney, por mbeti tepër i paqartë, se si e përfytyron ai politikën e tij të jashtme, në qoftë se zgjidhet. Ndryshe do të organizonte ai administratën aktuale. Izolimi i Iranit në arenën ndërkombëtare ashpërsimi i sanksioneve, bashkëpunimi ushtarak me Izraelin tërheqja e trupave nga Afganistani deri në fund të vitit 2014 dhe zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme janë objektiva që ndiqen edhe nga administrata Obama. Deri kohët e fundit, Romney kishte thënë se palestinezët nuk janë të gatshëm për paqe dhe për të zgjidhur problemin, gjë që kishte shkaktuar një stuhi protestash nga ana e palestinezëve. Fjalimi i tij ishte gjithashtu një përpjekje, për të përmirësuar gabime si ky.

Në lidhje me Sirinë Romney kërkoi armatosjen e rebelëve, por e la të paqartë, se nga vijnë saktësisht dërgesat. Ish guvernatori i Massachusetts tha vetëm se ai "do që të garantojë, që [anëtarët e opozitës] të marrë armët, që u nevojiten për të mposhtur tanket, helikopterët dhe avionët luftarakë të (presidentit) Asad."

Mall për rolin drejtues të Amerikas?

Thjesht gabim ishte pohimi i tij se administrata e Obamës nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të tregtisë së lirë në katër vitet e fundit: Në tetor 2011, Presidenti nënshkroi marrëveshje përkatëse me Panamanë, Kolumbinë dhe Korenë e Jugut. Republikani foli gjithashtu për "mallin për forcën udhëheqëse të amerikanëve në Lindjen e Mesme dhe gjetkë", dhe se "shekulli 21 mund dhe duhet të jetë një shekull amerikan."

Madeleine Albright, ministre e Jashtme nën presidentin Bill Klinton, tha se Romney u paraqit me shumë "retorikë", por kur është fjala për detaje, ai jep përshtypjen, se ai nuk ishte i sigurtë, se çfarë mjetesh do të përdorte në një terren ndërkombëtar dhe cili është roli i SHBA në shekullin 21". Albright kritikoi ndër të tjera, që Romney e ka bërë përsëri Rusinë një nga armiqtë kryesorë. "Ky është toni i luftës së ftohtë", tha ajo, që është i papërshtatshëm. Kështu Rusia është shumë e dobishme në krijimin e koalicioneve kundër Iranit, tha Albright.

TV Duell Barak Obama Mitt Romney Denver USA

Barak Obama dhe Romney

Romney do ta shfrytëzojë vrullin e marrë

Kërkesa e Romneyt, që ndihma e politikës së jashtme të varet nga kushtet, për shembull në Egjipt, është zbatuar tashmë në një farë mënyre, tha Albright, por ajo porosit që qeveria egjiptiane nuk duhet vënë shumë nën presion. "Pastaj duket, sikur ata ndjekin vetëm urdhërat tona dhe nuk veprojnë në interes të atyre, që i kanë zgjedhur."

Për temën e politikës së jashtme Romney mund të diskutojë direkt me presidentin Obama me 22 tetor në debatin tretë dhe të fundit televiziv mes të dyve. Në debatin e parë javën e kaluar Romney la një përshtypje të mirë kundër një Obame dukshëm të irrituar. Fushata zgjedhore e Romneyt, e cila kishte pësuar ca goditjes për shkak të disa gabimeve për politikën e jashtme, e mori kështu vetën përsëri. Në duelin tjetër do të dalin fillimisht dy zëvendësat: kandidati i Romney, deputeti Paul Ryan, do të përballet të enjten me Joe Biden.