1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Fjalë të mëdha nën hijen e idhujve të mëdhenj - Fillimi i punës së presidentëve amerikanë

Marrja ceremoniale e postit të presidentit të SHBA-së është një rast për përdorimin e retorikës së zgjedhur dhe ofron një pasqyrë të pikërëndesave të qeverisë së re. Edhe Obama ndjek të njëjtën traditë.

Barack Obama duke folur para përmendores së Lincolnit të djelën më 18 janar 2009

Barack Obama duke folur para përmendores së Lincolnit të djelën më 18 janar 2009

„Zoti më ndihmoftë“ - me këto fjalë historike Xhorxh Uashington ( George Washington) bëri më 30 prill 1789 në Nju Jork betimin si presidenti i parë i SHBA-së, duke vendosur në këtë mënyrë një traditë mbi 200 vjeçare. Ndërkohë, presidenti i SHBA-së bën betimin më 20 janar, sepse ndryshe nga epoka e pajtonëve anëtarëve të kongresit nuk u duhen më muaj për të arritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit gjigand. Ceremonia festive e inagurimit, pra marrja e postit, ka karakterin e një rituali politik, gjatë të cilit i "Riu" përpara se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, jep një tablo të prioriteteve të qeverisë së tij.

Ceremonia e inagurimit nis me interpretimin e bandave dhe me betimin, që japin të gjithë presidentët përpara Gjyqtarëve supremë të kombit dhe Kongresit të mbledhur. Betimi bëhet duke vendosur dorën mbi Bibël (në fakt ky jo një rregull kushtetues), e natyrisht që kështu veproi edhe Presidenti Xhorxh Bush ( George W. Bush): „I, George Walker Bush declare …“

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama pritet nga George W. Bush në një takim në Shtëpinë e Bardhë, 7 janar 2009. George H.W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama pritet nga George W. Bush në një takim në Shtëpinë e Bardhë, 7 janar 2009. George H.W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter.

Barak Obama (Barack Obama) do ta bëjë betimin e tij mbi Biblën, që përdori në inagurimin e tij çliruesi i skllevërve dhe mbrojtësi i unitetit të kombit, Abraham Linkoln ( Abraham Lincoln).


Xhorxh Uashington, babai i kombit amerikan, e bëri betimin në Nju Jork dhe në Filadelfia. Më vonë të gjitha betimet, me vetëm pak përjashtime, janë kryer në Uashington. Që nga inagurimi i Ronald Reganit ( Ronald Reagan) në vitin 1981 ceremonia zhvillohet në krahun perëndimor të shkallëve të Kapitolit. Nga kjo pikë shpaloset një panoramë e mrekullueshme ndaj të gjitha monumenteve të mëdha për baballarët e kombit. Regan: „Në fund të rrugës përrallore, ndaj së cilës kam hedhur vështrimin, ndodhen monumentet gjigande, mbi shpatullat e të cilëve është bazamenti i kombit tonë."


Fjalimet e ianguruese të baballarëve të kombit: Uashington dhe Xheferson ( Jefferson), si dhe të Linkolnit janë tekste të detyrueshme leximi për secilin president të ri. Çdo president i ri, dëshiron që në fjalimin e tij krahas citateve historike të vendosë edhe pikat e veta kulmore të retorikës. Franklin Rusvelti ( Franklin Roosevelt) përdori në fjalimin e tij fjalinë e njohur, se Amerika s´ka kujt t´i trëmbet veç frikës. Ndërsa autorët e fjalimit të Kenedit ( Kennedy) formuluan shprehjen : "Mos pyet, se çfarë mund të bëjë vendi për ty, por pyet, se çfarë mund të bësh ti për vendin!"

„Ladies and Gentleman , the President…. Fjalimi i presidentit të ri nuk shoqërohet vetëm nga pompoziteti dhe patosi, fjalimi i tij shërben gjithmonë edhe si një pasqyrë e prioriteteve të politikës së tij. Bill Klintoni ( Bill Clinton) në vitin 1997 shpalli një politikë të re sociale dhe të arsimit. Klinton: „Le të ndërtojmë shtëpinë amerikane për shekullin e 21-të, ku secili të ketë vendin e tij në tryezë dhe asnjë fëmijë të mos mbetet prapa."


Ronald Regani shpalli politikën e forcës kundrejt Bashkimit Sovjetik. Regan: „Kundërshtarët e lirisë, kundërshtarët tanë të mundshëm, të mos harrojnë, se paqja është qëllimi suprem i popullit amerikan. Ne do të negociojmë për të, do të sakrifikojmë për të, por asnjëherë nuk do të dorëzohemi." Regan ishte edhe presidenti i parë, që për shkak të motit me ngricë hoqi dorë prej paradës që përmbyll ceremoninë përgjatë Bulevardit Pensilvania (Pennsylvania Avenue). Xhimi Karteri ( Jimmy Carter) ishte i vetmi, që e përshkoi në këmbë bulevardin, ndërsa kur Xhorxh Bushi mori mandatin e dytë pati protesta të fuqishme. Një demonstrues thotë: „Shumë amerikanë nuk e duan Bushin dhe e konsiderojnë atë si një katastrofë.“ Disa premtime ambicioze që dha Bushi në fjalimin me rastin e marrjes së postin mbetën të parealizuara. „Ne do të hartojmë një plan për furnizimin kombëtar me energji dhe do të përgjysmojmë deficitin buxhetor.“


Për shumë amerikanë pjesëmarrja në ceremonitë me rastin e marrjes së postit nga presidenti i ri është një përjetim i veçantë, për të cilin disave u duhet të shpenzojnë mirë. Muaj përpara dhomat e hoteleve në kryeqytetin e SHBA-së, janë të prenotuara. Privatët japin dhoma apo shtretër me qira me çmime deri në 20.000 dollarë nata. E netët në raste të tilla janë mjaft të shkurtra, sepse festimet zgjasin një javë të tërë, me ballo që vazhdojnë deri në të gdhirë.

(vfb/aca)

DW.COM

  • Data 20.01.2009
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GcXb
  • Data 20.01.2009
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GcXb