1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fitorja e socialistëve në Greqi dhe e ardhmja e imigracionit

Fitorja e socialistëve grekë u prit me entusiazem nga pjesa derrmuese e imigracionit shqiptar. Përse? Drejtues të medias së shkruar në Athinë japin opinionet e tyre në DW.

Georgios Papandreou, fitues i zgjedhjeve paramentae të 5 tetorit

Georgios Papandreou, fitues i zgjedhjeve paralmentare të 5 tetorit 2009

Ramadan Bigza, Kryeredaktor i gazetës "Albania Press":

" Unë mendoj se fituesi i zgjedhjeve parlamentare 2009 në Greqi, Jorgos Papandreu, është një politikan me një vizion të gjerë. Brenda këtij vizioni për herë të parë ai ka perfshirq legalizimin e imigrantëve, dhëqnien e nënshtetësisë greke fëmijve të emigrantevë që kanë lindur ketu. Kjo është një diçka që përjetohet për herë të parë nga imigrantët këto njezet vjet. Eshtë pikërisht kjo arsyeja që imigrantët kane dalë dhe kanë mbështetur gjerësisht PASOK-un si të vetmen force politike, e cila mund të kthejë ëndrrat e tyre në realitet. Përkrahja e imigrantëve ndaj PASOK-ut nuk ishte spontane, ishte një ndjenjë që u shfaq dhe donte të thoshte se në një të ardhme të shkurtër Papandreu do të realizojë ato ç'ka tha në fushatën elektorale".

Robert Goro, drejtues i gazetes " Tribuna":

" Mendoj se ështe një aspiratë reale kjo e imigrantëve dhe mund të them që mesnatën e kater tetorit unë pashë me qindra imigrantë që festonin nëpër rrugët e Athinës. Kjo lidhet me faktin se qysh kur Papandreu ka ardhur në krye të PASOK-ut, në vitin 2004, i afroi imigrantët duke u dhënë të drejtën që të bëheshin jo vetëm anëtarë të Partisë, por edhe të kandidonin dhe te zgjidheshin në organet drejtuese. Nisur nga ky sensibilitet i zotit Papandreu për problemet e imigracionit unë mendoj se ndofta shumë shpejt ai do të vejë në udhë masa përmirësuese që lidhen në radhë të parë me statusin dhe integrimin social të imigrantëve në Greqi. Këtë optimizëm të imigranteve unë e mbështes në faktin se zoti Papandreu ishte i vetmi lider nga dy partitë e mëdha që pretendonin pushtetin, i cili që në fillim u prononcua në favor të dhënies së nënshtetësisë greke për imigrantët edhe femijët e tyre që lindin këtu në Greqi dhe do të bëjë një hap të parë duke dhënë brenda vitit të ardhshëm, siç ka thëne, të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në organet e pushtetit lokal. Mendoj se kjo është një masë mjaft e mirë dhe një risi e jashtëzakonshme, sidomos për kushtet e Greqisë".

Ira Londo, kryeredaktore e " Gazetes se Athines":

" Në faqet e "Gazetës së Athinës" gjeti pasqyrim entusiazmi i imigrantëve shqiptarë. Besoj se aspiratat janë të mëdha. Kanë disa baza premtimet që jana dhënë, të cilat janë të mëdha dhe serioze. Gjithashtu zoti Papandreu ka qenë edhe vetë imigrant, ka jetuar këtë fazë, ndoshta jo në këtë mënyre, por ka një eksperiencë personale. Për mendimin tim duhet shpresuar se premtimet do të realizohen, premisat ekzistojnë. Imigrantët shqiptarë kanë bërë shumë për Greqinë, meritojnë një trajtim më të mirë, meritojnë të marrin nënshtetësinë greke fëmijët që kanë lindur këtu, meritojnë të mësojnë gjuhën shqipe edhe atë greke, natyrisht, dhe meritojnë shumë më tepër, një status shumë më të mirë. Besoj se për këtë arsye euforia e tyre ishte kaq e madhe. Ka ardhur koha përsëri për një nivel tjetër jetese të imigracionit në Greqi, për një integrim më të madh dhe për marrëdhënie më të mira midis dy fqinjëve. Jemi dy popuj fqinj, gëzojmë me gëzimin e vendasve.

Autor: Niko Anagnosti/Athinë

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 06.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K02Y
  • Data 06.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K02Y