1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitorja e Mugabes në zgjedhjet presidenciale në Zimbabve

(VFB)29 Qershor 2008

Balotazhi presidencial në Zimbabve me kandidatin e vetëm presidentin Robert Mugabe pas bojkotimit të opozitës, është një ndër temat e komentuara në shtypin gjerman të së hënës.

https://p.dw.com/p/ET2B
Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, duke festuar fitoren në Harare 29.06. 2008Fotografi: AP

Në komentin e "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ndër të tjera shkruhet: "Nëse Zimbabve rënohet plotësisht, atëherë sërish do të drejtohen thirrje nga Perëndimi. (...) Ka shumë mundësi të ndodhë që shumë vende të Afrikës përsëri do të gjejnë shokun e gabuar. Evropa dhe Amerika nuk mund ta pengojnë këtë. Madje as nuk duhet të përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë. Ndonëse ato vetë kanë influencuar në humbjen e prestigjit të tyre në botën e tretë, në Jug të globit duhet të forcohet vetvetiu arësyeja, që jo të gjitha të këqiat e botës vijnë prej kolonializmit."


Citat nga artikulli i "Märkische Oderzeitung": "Rasti i Zimbabves prej kohësh është një çështje që i përket bashkësisë afrikane të shteteve. Nëse ato nuk ia dalin ta rëzojnë Mugaben, madje disa prej tyre e preferojnë atë duke zgjatur duart në Harare, atëherë është e vështirë të përfytyrosh, se si mund të zhvillohet pa sarkazëm dialogu i ardhshëm Veri-Jug. Regjimi i Mugabes ndërkohë mund të mbijetojë vetëm, sepse mbijetesën ia lejon Afrika e Jugut. Pikërisht ky shtet, që mposhtjen e Apartejdit ia dedikon ndër të tjera edhe bojktotit shumë vjeçar ndërkombëtar. E për këtë s´ka nevojë ta kujtojmë presidentin Mbeki."


Gazeta "Rhein-Neckar Zeitung" komenton: "Presioni ndaj Mugabes duhet të vijë nga jashtë. Para së gjithash një gjë e tillë i këkrohet Unionit Afrikan. Qeveritë e kontinetit duhet të mos e pranojnë diktatorin dhe të mos bëjnë sikur nuk shohin për hir të solidariteti që keqkuptohet. Për aq kohë sa presidenti i Afrikës së Jugut Thabo Mbeki i qëndron besnik Mugabes, nuk do të kenë efekt sanksionet strikte të SHBA dhe të BE-së. Vetëm izolimi i plotë i Mugabes mund t´ia bëjë të qartë atij, se kështu nuk mund të vazhdohet."