1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Fitorja e arsyes" - Josipovic fiton zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Socaldemokrati Ivo Josipoviq fitoi zgjedhjet presidenciale të balotazhit në Kroaci. Profesori i drejtësisë do të luftojë korrupsionin dhe të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian

default

Fituesi i zgjedhjeve Ivo Josipovic

„Ivo, Ivo….“ thërrasin simpatizantët e tij.

Një fitore kaq të qartë nuk e kishte pritur as Ivo Josipoviqi.

"Sot ishte festë për demokracinë".

Duke kaluar përmes ithtarëve të tij socialdemokrati Josipoviq për herë të parë shpreh emocionet dhe buzëqesh i prekur pas triumfit të opozitës së majtë.

Kroatien Präsident Ivo Josipovic Wahl

Josipovic i gëzohet fitores

Do të realizojë anëtarësimin e Kroacisë në BE

Ai fitoi mbi 60 përqind të votave të elektoratit. Kandidati i dytë, kryebashkiaku i paparti i Zagrebit, Bandiq fitoi gati 40 përqind. Presidenti në largim nga posti Stipe Mesiq nuk mund të kandidonte për një mandat të tretë. Josipoviqi paralajmëroi se do të angazhohet për më shumë drejtësi dhe antarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Me Ivo Josipoviqin kroatët vendosën për një president, i cili deri tani njihej nga opinoni publik për fjalimet e tij monotone. Megjithatë profesori i drejtësisë dhe kompozitori Josipoviq është në çdo pikëpamje më burrështetas dhe më miqësor ndaj Evropës, sesa humbësi i zgjedhjeve Milan Bandiq. Prezantimet e veçanta dhe maço-deklaratat e kryebashkiakut të Zagrebit Bandiq çmoheshin para së gjithash nga nacionalistët dhe kroatët, që jetojnë në vendlindjen e tij në Bosnje-Hercegovinë.

Portrait von Milan Bandic

Humbësi i zgjedhjeve Milan Bandic

Megjithatë shumica e kroatëve në vend duan siç duket, të kenë një president kozmopolit - pa njolla dhe të pastër nga akuzat për korrupsion. Një president, që do të përshpejtojë dhe do të realizojë anëtarësimin e Kroacisë në BE, çka nuk u arrit nga paraardhësi i tij Stipe Mesiq në dy mandate presidenciale.

"Kur kam ardhur në postin e presidentit, kam gjetur një Kroaci, e cila ishte e izoluar, ku nuk vinte askush dhe politikanët e saj drejtues nuk ftoheshin askund. Ndërkohë Kroacia luan një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare - si një shtet ligjor demokratik, me të cilin duan të bashkëpunojnë shumë vende. Tani kanë mbetur të përmbushen vetëm edhe disa detyrime".

Korrupsioni, pengesa më e madhe e Kroacisë në rrugën drejt Brukselit.

Kështu e përshkruan Mesic kohën e vështirë pas luftës nën drejtimin e themeluesit nacionalist të shtetit Franjo Tugjman. Ivo Josipoviqi ka shumë punë para vetes: të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet dhe të ndryshojë sistemin e drejtësisë dhe të administratës.

Straßenszene Zagreb Kroatien

Ilica, një nga rrugët kryesore në Zagreb

Edhe pse kompetencat e tij si president në këtë kuadër janë tejet të kufizuara, siç duket Josipoviqi është personi i duhur. Gjatë fushatës elektorale profesori i drejtësisë ka paralajmëruar se do të mobilizojë edhe shërbimet e sigurisë në luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, pengesat më të mëdha të Kroacisë në rrugën drejt Brukselit. Kur një ditë Kroacia do të ketë kaluar këto pengesa dhe do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, atëherë presidenti i ardhshëm i shtetit në brigjet e Adriatikut do të përdorë fjalët e duhura:

"Unë do të them se Kroacia është një vend i traditës evropiane dhe përfundimisht e zuri vendin e saj në shoqërinë, ku edhe e ka vendin".

Juristi 52 vjeçar me rrënjë në borgjezinë e Zagrebit nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Edhe pse Ivo Josipoviqi vjen nga kampi i majtë politik, kryeministrja konservatore kroate Jadranka Kosor mund të llogarisë me mbështetjen e tij. Gruaja e parë në këtë funksion në Kroaci është duke u marrë shumë seriozisht me këto probleme. Josipoviqi dhe Kosori mund të jenë kështu një ekip i mirë.

Autor: Andrea Mühlberger/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 11.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LQPi
  • Data 11.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LQPi