1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fitore për konservatorët dhe ekstremistët e djathtë

Hungaria votoi: socialistët humbën. Në vend të tyre mund të qeverisë e vetme me gati 53% partia konservatore Fidesz. Por rreth 17 e votave shkuan në favor të një partie radikale të djathtë.

default

Viktor Urban, ish kryeministër dhe kryetar i aleancës ESZ, fituese e zgjedhjeve

Si thuhej më parë? Hungaria, sateliti më gazmor në bllokun e Lindjes, një shtet, që shumë herët sillej krejt ndryshe nga programimi i Moskës. Hungaria vendi, në të cilin një ministër përpara se të tjerët të mendonin për rënien e murit të Berlinit, mori personalisht në dorë darën për të prerë telat e një gardhi, i cili ndante dy sisteme. Që atëherë kanë kaluar më shumë se dy dekada.

Po sot? Sot shumë ëndërrojnë përsëri për "komunizmin e gulashit - pra komunizmin ala hungarez", ankohen për kushtet e këqija dhe politikën, e cila nuk realizon asgjë veç kaosit.

Dhe një përqindje e konsiderueshme zgjedh radikalët e djathtë: me gati 17 për qind të votave një parti e dyshimtë nacionaliste me prirje të dhunshme arrin të hyjë në parlament - dhe asnjë prej fituesve, apo humbësve të tjerë të zgjedhjeve nuk thotë një fjalë të vetme kritike.

Ungarn Wahlen 2010

Simpatizantë të aleancës FIDESZ, fituese e zgjedhjeve, 11 prill 2010.

Injorim, largim nga realiteti - ky qëndrim ka traditë: Hungaria ka qenë gjithnjë e mirë për të papritura të këqija. Që pikërisht Hungaria dhe jo Rumania apo Bullgaria ishte dy vjet më parë vendi i parë i BE-së në prag të falimentimit, habiti shumë vetë. Hungaria nuk është vërtet Ballkan, Hungaria është Perëndim, historikisht një vend, i cili lidhet me perandoreshën Sissi dhe e shumta me cilësimin "komunizëm gulashi". Gabim!

Hungaria e vështirë të parashikohet politikisht

Hungaria ka qenë dhe është një e panjohur politike në hartën e BE-së. Politikisht e vështirë të parashikohet. Dhe e karakterizuar nga një polemikë e gjatë plot urrejtje mes partive të mëdha popullore, të cilat as në kohë krize nuk arritën të bashkoheshin për të bërë, çka ishte e domosdoshme. Ata,që kanë përfituar, janë radikalët e djathtë. Tek të dy partitë e mëdha mbizotëronte mentaliteti i barrikadave, marrëzia e përcaktimit të kufijve. Zgjedhësit ndien neveri për luftën e korruptuar për poste, favore, para dhe influencë.

Një turp, jo vetëm për socialistët deri tani në qeveri. Shumicat e qendrueshme mungojnë, ashtu si dhe gatishmëria për reforma të pakëndshme për qytetarët. Në vend të premtimeve elektorale pa bazë dhe marrëzisë së gjithëpushtetit politik nevojitet një program logjik rimëkëmbjeje, i cili nuk premton suksese afatshkurtra, por rritje afatgjatë të mirëqënies. Kjo fushatë elektorale nuk ishte ndryshe nga të mëparshmet: të majtët dhe të djathtët i premtuan Hungarisë atë, që donte të dëgjonte, premtime, që nuk mund të plotësohen kurrë.

Vetë zgjedhjet ishin ndryshe: për herë të parë që prej një kohe të gjatë Hungaria duket se po shkon drejt raporteve të qendrueshme politike, pasi konservatorët presin një shumicë, që u lejon të qeverisin pa partner.

Ungarn Wahlen Fidesz Anhänger

Pritje e rezultatit nga simpatizantët e Fidesz-it

Ndryshimet në kushtetutë mund të jenë mallkim, por edhe bekim për Hungarinë

Dhe jo vetëm kaq: për partinë konservatore Fidesz duket më pranë se kurrë shumica prej dy të tretash, e cila është e nevojshme për ndyshime në kushtetutë.

Ky mund të jetë një mallkim, por edhe një bekim. Mallkim, nëse do të vazhdohet me stilin e zakonshëm politik të radikalëve të djathtë. Një bekim, nëse do të ndërmirren reformat prej kohësh të domosdoshme. Por për këtë Viktor Orban, që duket se do të jetë kryeministri i ardhshëm, duhet fillimisht të harrojë shumë nga premtimet e tij elektorale, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse dhurata për zgjedhësit. Dhe së fundi Orban duhet ta përdorë pushtetin e politik për një kulturë të re politike, e cila të mos hedhë më në krahët e radikalëve të djathtë militantë shumë hungarezë të zhgënjyer.

Në luftën e vazhdueshme të partive demokratike në Hungari deri tani nuk vihej re asnjë shenjë konsensusi bazë. Kjo duhet të ndryshojë. Këtë e tregon edhe rezultati tronditës i zgjedhjeve. Radikalët e djathtë të Hungarisë janë një rrezik serioz për shoqërinë hungareze, por edhe për marrëdhëniet në BE. Ata do të jenë një opozitë e fortë, jo më e dobët se socialistët deri tani në qeveri. Shfrytëzimi i parlamentit si zëdhënës për aktivitetin subversiv neonazist dhe parullat e urrejtjes kundër pakicave - puna nuk duhet të vijë deri këtu.

Autor: Andreas Meyer-Feist

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mtl1
  • Data 12.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mtl1