1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fitore historike e kombëtares shqiptare!

Shqipëria korr fitore historike në ndeshjen me Rumaninë. Ajo fiton për herë të parë në një Kampionat Europian. 1:0 për Shqipërinë, megjithë lojën e fortë të rumunëve.

Brohorima të forta në stadiumin e Lionit nga tifozët shqiptarë, fitore historike, lojë e fortë, donimimi i skuadrës shqiptare sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes. Megjithë përpjekjet e rumunëve, sidomos në pjesën e parë të lojës, Shqipëria fitoi në minutën e 43-të me golin e Sadikut. Shanset e shqiptarëve ishin të forta edhe në pjesën e dytë, por gol tjetër nuk pati.

Ishte shansi i fundit: Të dyja skuadrat përdorën tone luftarake dhe ëndërronin për fitoren. Lojtari i mbrojtjes, Mërgim Mavraj lojtar i FC Këlnit, tha më parë se “Shpresa nuk vdes kurrë”. Me tone të forta ai i dha zemër skuadrës shqiptare. “Ne do të ofrojmë një betejë me Rumaninë dhe do të japim gjithçka.” Ndërsa legjenda rumune e futbollit, Gheorghe Hagi ishte shprehur me kritika më parë për skuadrën e tij. “Jemi ende të paaftë në sulm. Shoh se ne ndjehemi inferior, sepse nuk kemi lojtarë me personalitet”, thotë Hagi.

Edhe sulmuesi rumun, Florin Andane ishte shprehur para ndeshjes me tone luftarake. “Një barazim nuk ndihmon, do të jetë luftë për jetë a vdekje, do të bëjmë gjithçka që të fitojmë.” Por fitorja anoi në Lion nga krahu i shqiptarëve.