1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fitore e qartë për Ennahdën - Islamistët e moderuar forca më e madhe në Tunizi

Që nga mbrëmja e të enjtes dihet edhe zyrtarisht: partia e moderuar islamiste Ennahda është fituese e zgjedhjeve në Tunizi. Dhe bile edhe më e fortë se pritej: ajo ka fituar mbi 41 përqind të votave.

Islamistët e moderuar forca më e madhe në Tunizi

Islamistët e moderuar forca më e madhe në Tunizi

Kamel Jendoubi, shefi i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve nuk arrin të lexojë deri në fund rezultatin e zgjedhjeve. Njerëzitë në sallë ngrihen në këmbë, duartrokasin, fillojnë të këndojnë himnin kombëtar. Në Tunizi u bë realitet mbajtja e zgjedhjeve të para të lira.

Gëzim dhe krenari për një proces zgjedhor i cili në përgjithësi rrodhi i qetë dhe pa probleme. Posaçërisht festojnë islamistët e moderuar të partisë Ennahda - "Ennahda" në gjuhën shqipe do të thotë "Rilindje", dhe pikërisht kjo ndodhi. Partia e cila përmbi një dekadë ishte e ndaluar në Tunizi, ithtarët e së cilës ishin burgosurë dhe torturuar, arriti të sigurojë pjesën më të madhe të votave. 41 për qind , që do të thotë 90 nga 217 vendet në Asamblenë Legjislative. Megjithatë kjo nuk mjafton për të formuar e vetme qeberinë. 

Ennahda duhet të futet në koalicion, sipas të gjitha gjasave me partinë liberale të majtë CPR dhe partinë Ettakatol. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve CPR ka fituar 30 vende në asamble ndërsa në vendin e tretë me 21 mandate është renditur Partia Socialdemokrate Ettakatol. Këto dy parti nuk e kanë përjashtuar mundësinë e futjes në koaliciin me islamistët e moderuar. Por për këtë duhet të krijohen disa parakushte, tha kryetari i CPR-së Moncef Marzouki:

"Ne së pari duam të zhvillojmë një debat në mënyrë që ne të jemi të sigurt se po marrim ruugën e duhur. Për ne, kjo do të thotë në radhë të parë: mbrojtje e të drejtave të njeriut e në veçanti të drejtat e grave. Kjo është vija e kuqe për ne! Nëse respektohen të gjitha këto atëherë ne jemi të gatshëm që të jemi pjesë e një qeverie të unitetit kombëtar së bashku me Ennahden dhe të tjerët."

Autor: Marc Dugge/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama