1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fitore e qartë e Chavez në zgjedhjet presidenciale

Venezuelasit konfirmuan me votën e tyre presidentin e polemizuar Chavez dhe modelin e tij të socializmit. Në zgjedhjet presidenciale "El Comandante" arriti të triumfojë ndaj sfiduesit të tij Capriles.

Në Venezuelë do të vazhdojë kursin socialist populisti i majtë Hugo Chavez, i cili mund të qeverisë vendin edhe gjashtë vitet e ardhshme si president. Pushtetmbajtësi Chavez mori rreth 54 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara të dielën, bëri të ditur Komisioni kombëtar zgjedhor. Sfiduesi i tij, juristi 40-vjeçar Henrique Capriles mori 45 për qind të votave. Humbja e Capriles ishte një disfatë e rëndë për opozitë,n e cila bazuar në disa sondazhe llogariste me shanse për fitore.

Pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje prej mbi 80 për qind kryetari i shtetit e vlerësoi si dëshmi të lëvizjes demokratike në vend. Chavez e ftoi opozitën të bashkëpunojë. Para mijëra përkrahesvë që festonin në Caracas rizgjedhjen e tij Chavez tha se dëshëron t'i përfshijë të gjithë në punën e tij, edhe pjesë të opozitës.

Festë për Chavez-in

Festë për Chavez-in

Asnjë ndryshim kursi

Në të gjithë vendin zgjedhjet u shoqëruan nga masa të forta sigurie. Sipas njoftimeve nga rajonet e ndryshme të vendit votimet janë zhvilluar paqësisht. Në prag të zgjedhjeve kishte shqetësime se një rezultat i ngushtë mund të shkaktonte protesta. Këto zgjedhje konsideroheshin si më të vështirat për Chavez, që prej marrjes së mandatit në shkurt 1999. Tani presidenti i majtë do të ketë mundësi të konsolidojë deri në 2019 modelin e tij të "socializmit të shekullit 21". Ndërsa Capriles, kandidati i përbashkët i forcave opozitare në Venezuelë, kishte premtuar ndryshim kursi.

Me strategjinë e tij të shtetëzimeve dhe rishpërndarjes, Chavez e ka përçarë thellë shoqërinë venezuelase. Ndërkohë që përkrahësit e tij dëshmojnë për ulje të varfërisë dhe përmirësim të kushteve bazë të jetesës në lagjet e varfëra, kritikët ankohen për papunësinë e lartë, kriminalitetin në rritje dhe korrupsionin në ndërmarrjet shtetërore.

  • Data 08.10.2012
  • Autor AG/Eliana Xhani
  • Fjalët kyç hugo chavez
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16M8C
  • Data 08.10.2012
  • Autor AG/Eliana Xhani
  • Fjalët kyç hugo chavez
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16M8C