1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fitore e pjesshme për studentët - kurset bachelor do të reformohen

Studentët gjermanë protestojnë që prej disa javësh kundër situatës në shkollat e larta gjermane. Edhe të enjten (10.12.09) pati protesta në të gjithë Gjermaninë. Ministrat do të reformojnë tani programet bachelor.

Në foto: studentë pjesëmarrës në protestat në Bonn (10.12.2009) kundër ngarkesës në programet bachelor.

Ngarkesë e papërballueshme në programet bachelor - studentët protestojnë.

Afro 10.000 demonstrues shoqëruan sipas organizatorëve me thirrje proteste konferencën e rektorëve të shkollave të larta dhe të ministrave të kulturës së landeve gjermane, që u mbajt në Bon (11.12.). Mbasdite vonë pati përplasje, sepse demonstruesit donin të bllokonin rrugët e kalimit. Sipas të dhënave të organizatorëve duhet të ketë patur shumë arrestime. Ata kërkojnë ndër të tjera heqjen e taksave për studentët, mundësinë që të gjithë të bëjnë bachelor dhe master dhe shtimin e katedrave.

"Ne nuk duam ndryshime të vogla, ne duam një kthesë radikale në politikën arsimore, larg privatizimit, mbështetjes së elitës, larg selektimit dhe një mësim demokratik, me mundësinë që të përcaktohet nga studentët. Kjo është shumë më tepër efektive, se sa vetëm të mësosh gjithnjë për provime dhe pastaj t'i harrosh të tëra", thotë një student pjesëmarrës në protestë.

"Unë vij nga Mainci dhe jam këtu për të protestuar kundër procesit të Bolonjës", thotë një tjetër.

Pas protestave të mëdha të muajve të fundit rektorët dhe ministrat e arsimit këtë të enjte reaguan ndaj kërkesave të studentëve. Do të reduktohet numri i provimeve, por edhe i përmbajtjes së mësimit, thuhet në deklaratën e përbashkët. Duhet mundësuar kalimi në universitete të tjera dhe njohja reciproke e provimeve, thotë Jan-Hendrik Olbertz, ministër i kulturës në landin Sachsen-Anhalt.

"Se sa do të funksionojë kjo pastaj në praktikë apo nëse duhet ndryshuar përsëri diçka, nuk do ta përcaktoja dot tani, sepse ky është një proces i thellë dhe shumëvjeçar ndryshimesh, i cili po kryhet në të gjithë Evropën dhe nuk është pa probleme. Unë nuk do të kisha problem të pohoja se kemi marrë vendimin e duhur, por disa gjëra duhen përmirësuar."

Këshilli koordinues i ngarkuar nga rektorët e shkollave të larta dhe nga konferenca e ministrave të kulturës, i cili vendos rregullat e reja, është i mendimit se zbatimi i korrigjimeve të sistemit do të zgjasë një deri në dy vjet.

Në foto: protestë në Leipzig, organizatorët në konferencë për shtyp.

"Kush nuk paguan mbetet budalla" - studentën në Gjermani protestojnë edhe kundër arsimit me pagesë.

Demonstruesit kritikojnë faktin se propozimet e politikanëve dhe rektorëve janë një lëvizje fare e vogël. Problemet e arsimit në shkolla duhen marrë seriozisht. Martin Wersing, zëdhënës i forumit të të papunëve në Gjermani, sheh probleme të mëdha në arsimimin e fëmijëve prindërit e të cilëve marrin ndihmë sociale nga shteti, të njohur me emrin Hartz-IV.

"Ata janë në shumicën e rasteve të lënë pas dore. Kjo fillon me atë, që rregulli i ndihmës sociale HartzIV nuk parashikon asnjë cent për arsimimin dhe është pastaj detyra e ministrave të kulturës që të kujdesen. Ata prej vitesh hezitojnë që ta bëjnë këtë dhe ia kalojnë gjithmonë federatës kurse federata e kalon gjithnjë tek landet. Dhe këtu ka ardhur koha të bëhet diçka!"

Edhe pse ka patur disa rezultate të para, demonstruesit thonë se do t'i vazhdojnë protestat.

Autor: Anette Morczinekt / Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 11.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KznP
  • Data 11.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KznP