1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Fitore e ekipit gjerman të handbollit

Ekipi gjerman që është kampion bote në handboll, e filloi vitin e ri olimpik me një fitore, vetëm një javë e gjysmë përpara Kampionatit Evropian.

Traineri Heiner Brand

Traineri Heiner Brand

Pas fitores së lehtë kundër ekipit të Rostokut, (33:26) - (16:10) ekipi mysafir fitoi të dielën kundër ekipit të Malit të Zi, që merr gjithashtu pjesë në Kampionatin Evropian me një rezultat 47:27.

Trajneri i kombëtares gjermane Heiner Brand, tha në Shverin: "Sigurisht që ja dolëm të lëvizim më shpejt se ekiki tjetër, sidomos në sulm. Unë vura re se ekipi ynë luajti me kënaqësi, madje mund të them se më pëlqeu shumë si luajtën këtë rradhë."

Ekipi i handbollit, janar 2007

Ekipi i handbollit, janar 2007

Përpara 5843 tifozëve, lojtarët e famshëm gjermanë Dominik Klein dhe Stefan Schröder bënë gola pafund. Schröder u shpreh pas lojës: "Jam i kënaqur sepse bëra gola të mirë. Përveç kësaj besoj se munda ta ndihmojë bashkëlojtarin tim në mbrojtje."

Edhe trajneri Brand dukej i kënaqur me lojtarin e tij Schröder: " Ai i përdori të gjitha shanset që iu ofruan gjatë lojës dhe i plotësoi detyrat e tij."

Christian Schwarzer dhe Heiner Brand pas ndeshjes me Poloninë, 4 shkurt 2007

Christian Schwarzer dhe Heiner Brand pas ndeshjes me Poloninë, 4 shkurt 2007

Vetë Stefan Schröder tha: "Aktualisht ndodhemi në një situatë tepër konkurruese. Prandaj është e qartë se secili nga ne do të dëshmoje së çfarë është në gjendje të bëjë brenda 30 minutave të lojës."

Trajneri Brand është i kënaqur: "Sot patëm një lojë të ngjashme me atë të përpara 1 viti. Të them të drejtën mu drodh mishi nga ngazëllimi."

  • Data 07.01.2008
  • Autor Sonila Harasani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClOg
  • Data 07.01.2008
  • Autor Sonila Harasani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClOg