1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Fitore e diskutueshme - Sakashvili mbetet president i Gjeorgjisë

Mesa duket Sakashivili i fitoi zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji. Vëzhguesit e OSBE-së flasin për zgjedhje të rregullta me alternativa reale. Megjithatë Saakashvili ende nuk e ka fituar besimin e popullit gjeorgjian.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, Mihail Saakashvili

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, Mihail Saakashvili

Mihail Sakashvili mbetet president i Gjeorgjisë. Ai mundi t´i fitojë zgjedhjet e parakohshme presidenciale, shumica e votuesve gjerogjianë ia dhanë atij votën e tyre dhe vëzhguesit e OSBE-së konfirmuan se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të rregullt.

Policia shpërndan protestat kundër qeverisë

Policia shpërndan protestat kundër qeverisë

Megjithatë Sakashvili dhe bashkëpunëtorët e tij nuk duhet të gëzohen para kohe. Është mëse e qartë se votuesit, të cilët dikur i dhanë heroit të revolucionit të trëndafilave më shumë se 90 përqind të votave të tyre, këtë rradhë i dëshmuan Sakashvilit, se nuk i besojnë më si dikur. Shumë prej tyre nuk morrën pjesë në zgjedhje.

Imazhi i Sakashvilit si një reformator i guximshëm dhe demokratik mbetet i dëmtuar. Ka kohë tashmë që stili i tij qeveritar kritikohet si autoritar. Përveç kësaj opinioni publik e akuzon atë për korrupsion dhe përçarje të shoqërisë gjeorgjiane.

Grua duke kaluar para posterave të zgjedhjeve, 4 janar 2008

Grua duke kaluar para posterave të zgjedhjeve, 4 janar 2008

Ndërkohë opozita gjeorgjiane - ndonëse e përçarë dhe pa një figurë karismatike kryesuese, dëshmoi gjatë muajve të fundit se është e zonja të luftojë. Në fakt opozita ka çdo të drejtë që të ketë dyshime tek rezultatet e zgjedhjeve: Fushata zgjedhore ishte shumë e shkurtër dhe mediat shtetërore nuk i konsideruan pothuajse fare opozitarët. Përveç kësaj, në nëtor të vitit të kaluar, kur Sakashvili shpalli situatën e jashtëzakonshme në vend, policia ndërhyri në mënyrë brutale tek demonstruesit. Këto pamje i pa e gjithë bota.

Opozita proteston, 6 janar 2008

Opozita proteston, 6 janar 2008

Gjeorgjia ka ende një rrugë të gjatë përpara deri sa të bëhet një shtet i lirë dhe demokratik. Shtetet partnere të këtij vendi duhet t´i shohin zhvillimet atje me sy kritik. Përveç kësaj Gjeorgjia ka ende nevojë për mbështetjen e vendeve perëndimore.

  • Data 07.01.2008
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClNy
  • Data 07.01.2008
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClNy