1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fitore e Aung San Suu Kyi në Birmani

Në raundin e zgjedhjeve të zhvilluara të dielën laureatja Çmimit Nobel për paqen në partinë kombëtare të Ligës Demokratike (NLD) shihet si fituese. Fitorja e opozitares pritet me entuziazëm.

Idhtarët e Aung San Suu Kyis festojnë fitoren në zgjedhje të Lady-t

Idhtarët e Aung San Suu Kyis festojnë fitoren në zgjedhje të Lady-t

Mbas dekadash lufte kundër sundimit të ushtarakëve, udhëheqësja birmaneze e opozitës Aung San Suu Kyi do të hyjë në parlament. Në zgjedhjet e zhvilluara ditën e dielë (01.04.) mbajtësja e Çmimit Nobel për paqen në partinë kombëtare të Ligës Demokratike (NLD) shihet si fituese. Pas fitores u festua në selinë e partisë.

Atmosferë feste popullore në selinë e vogël të Ligës kombëtare për Demokraci në Rangun. Idhtarët e Aung San Suu Kyis festojnë fitoren në zgjedhje të Lady-t, siç e quajnë udhëheqësen e opozitës kudo në Myanmar.

99 përqind të votave ka marrë ajo në zonën e saj elektorale në Kawhmu, në jug të Rangunit, sipas të dhënave të Ligës Kombëtare për Demokraci. Të dhëna zyrtare të zgjedhjeve nuk ka ende, ato mund të bëhen të ditura pas disa ditësh. Ky raund zgjedhjesh u bë për 45 mandate, në 44 prej tyre mori pjesë Liga Kombëtare për Demokraci, dhe fitoi sipas të dhënave të veta 44 vende në parlament.

Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi

Kjo është fitorja e shumëpritur për opozitën. Aung San Suu Kyi dhe Liga e saj Kombëtare marrin një pjesë të vogël të vendeve në parlament duke patur më pak se 10 përqind të mandateve, megjithatë fitorja jep forcë morale.

Idhtarët janë të ngazëllyer, si përshembull Da Myint Aung Kyi. "Ne jemi shumë të lumtur me fitoren e Aung San Suu Kyi. Me zgjedhjen e saj vendi ka politikanë më të mirë, tani çdo gjë do të bëhet më mirë."

Dhe Tau Da Tun, e shpreh kështu ngazëllimin e vet në mes të një deti me flamuj të kuq, me palluan si simbol, logon e partisë: "Aung San Suu Kyi fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund ta përshkruaj rëndësinë e kësaj fitoreje për mua. Nëse Aung San Suu Kyi futet tani në parlament atëherë do të plotësohet dëshira jonë më e madhe. Unë kam besim shumë të madh."

Dëshira ka shumë sepse vendit i duhen vende pune, standart më i lartë arsimi, liri për të gjithë të burgosurit politikë, pajtim me pakicat etnike, dhe pjesëmarrjen e grupeve etnike Karen, Shan, Mon dhe Kachin-it në zhvillimin e vendit.

Pas fitores u festua në selinë e partisë kombëtare të Ligës Demokratike

Pas fitores u festua në selinë e partisë kombëtare të Ligës Demokratike

Vëzhgues të zgjedhjeve flasin për proces të ndershëm votimi. Tani të gjithë në Myanmar pyesin nëse sanksionet kundër vendit do të hiqen hap pas hapi. Heqja e sanksioneve dhe dhënia e mundësive të investimeve të huaja në Myanman janë edhe për presidentin Thein Sein, motori i përpjekjeve për reforma. Nëse Thein Sein do t`i ofrojë post qeveritar Aung San Suu Kyi mbetet të shihet.

Autor: Udo Schmidt

Redaktoi: Aida Cama