1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fitore absolute e konservatorëve në Britaninë e Madhe

Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Kryetari i laburistëve dha për shkak të humbjes dorëheqjen.

Fituesi i papritur i zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe është David Cameron. Kryeministri konservator arriti atë që nuk e ka arritur prej kohësh asnjë nga paraardhësit e tij, duke fituar në mënyrë të konsiderueshme shumicën e vendeve në parlament.

Konservatorët kanë përfituar ndër të tjera nga kolapsi plotë i partnerit të mëparshëm të koalicionit, liberal-demokratëve. Në të njëjtën kohë ata arritën të fitonin edhe të kundër Partisë Laburiste. Në shumë zonat zgjedhore ku shumicat ishin të pakta, mjaftonin edhe një numër i vogël votash për t'i çuar konservatorët drejt fitores.

Humbje e thellë për Laburistët: Milibandi jep dorëheqjen

Ed Miliband e konsidorente veten si kryeministër të ardhshëm, por kreu i laburastëve u detyrua të pranojë se kjo ishte një natë tmerri për të dhe partinë e tij. Ai besonte se do të vendosej pas zgjedhjeve në Downing Street, por në vend të kësaj ai u mund. Strategjia e fushatës, me sulmet ndaj të pasurve dhe tërheqja masive nga "New Labour" dhe një politikë e qendrës nuk funksionoi në mbarë vendin. Partia shënoi një rezultat shumë më e keq se rezultati i fundit i kryeministrit laburist Gordon Brown.

Ed Miliband

Ed Miliband

Vetëm në Londër laburistët mundën të fitonin. Kryetari i laburistëve dha për shkak të humbjes dorëheqjen.

Një rritje të madhe votash ka shënuar Partia Kombëtare Skoceze (SNP) e cila ka fituar 58 nga 59 vendet që jep Skocia në parlament. Partia anti BE United Kingdom Independence Party (UKIP) parashikohet se ka marrë vetëm dy mandate. Liderja e partisë SPN, Nicola Sturgeon, ishte shprehur për një gjë të tillë gjatë fushatës për të parandaluar qeverisjen e mëtejshme të Cameronit, por Miliband e përjashton një bashkëpunim me SNP-në.

A do të dalin britanikët nga BE-ja?

Për të marrë pjesë në votime ishin ftuar më shumë se 45 milionë britanikë. Në Britaninë e Madhe është në fuqi sistemi maxhoritar dhe në parlament zgjidhet vetëm deputeti me shumicën e votave në zonën e tij. Votat e tjera nuk kanë vlerë.

Tani që Cameroni do të vazhdojë të mbetet në post, ekziston rreziku që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian. Cameroni ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore ndër të tjera se në rast fitoreje do të organizojë deri në vitin 2017 një plebishit në lidhje me anëtarësimin e mëtejshme të vendit në Bashkimin Europian. Ai kishte shpallur gjithashtu se nëpërmjet shkurtimeve për shpenzimet sociale planifikon reduktimin e deficitit buxhetor nga tani pesë për qind të PBB-së në zero deri në 2018/19.