1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Finlanda pro pavarësisë së Kosovës

Ministri i jashtëm i Finlandës Ilka Kanerva, gjatë një vizite në Kosovë, tha se është e qartë se Prishtina do të shpallë pavarësinë dhe e rëndësishme është që BE-ja do të flasë me një zë për statusin final të Kosovës

Ilkka Kanerva, ministër i jashtëm i Finlandës dhe kryesues i OSBE-së

Ilkka Kanerva, ministër i jashtëm i Finlandës dhe kryesues i OSBE-së

Ministri i jashtëm i Finlandës Ilka Kanerva, tha në Prishtinë se vendi i tij e përkrah pavarësinë e Kosovës të ndërtuar mbi bazën e planit të statusit të ndërmjetësit Marti Ahtisari. Ai tha se tashmë e ka të qartë se Prishtina do të shpallë shumë shpejtë pavarësinë dhe për e rëndësishme është që edhe BE-ja do të flasë me një zë për statusin final të Kosovës. "Është shumë e rëndësishme që Kosova të implementojë planin e statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Ne presim po ashtu përkushtim të autoriteteve kosovare në mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe respektimin e rendit dhe ligjit në Kosovë," tha ministri Kanerva.

Ministri i jashtëm i Filandës Ilka Kanerva, i cili është edhe kryesues i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, shpreson se autoritetet e Serbisë do të shprehen në favor të vazhdimit të misionit të OSBE-së në Kosovë. Rusia dhe Serbia, anëtare me të drejtë vetoje në OSBE, ka kohë që kanë kërcënuar se do të votojnë kundër vazhdimit të misionit të OSBE-së në Kosovë nëse Kosova shpall pavarësinë. Mirëpo shefi i OSBE-së Ilka Kanerva, i cili vizitoi një ditë më parë Begradin, tha se nga autoritetet e atjeshme nuk ka marrë sinjale të prera se Serbia do të kundërshtojë vazhdimin e misionit në Kosovë.

"Mbështetja për vazhdimin e misionit nuk ka qenë shumë e fortë, mirëpo unë jam i lumtur që ata akoma nuk kanë marrë vendim për këtë çështje, sepse diskutimet po vazhdojnë ende," tha Ilka Kanerva.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, shprehet në favor të vazhdimit të misionit të OSBE-së në Kosovë, organizatë kjo e cila sipas tij ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kosovën e pasluftës. Kryeministri Thaçi tha po ashtu se autoritetet kosovare do të mirëpresin edhe vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë. Ky mision do të luajë rol këshillues për autoritetet kosovare dhe Kosova do t'i dëshmojë botës se është e gatshme të funksionojë si një shtet demokratik.

  • Data 06.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3Vq
  • Data 06.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3Vq