1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Finishi i fushatës zgjedhore amerikane gjithnjë e më i ashpër

Të gjitha sondazhet flasin kundër Xhon Mekeinit. Ekipi i fushatës zgjedhore të Mekkeinit nuk e beson këtë dhe po përqendrohet në ditët e fundit të fushatës te dy pika sulmi: Taksat dhe përvoja politike.

default

Mekkein dhe gruaja e tij në një takim me zgjedhës

Në mbarë vendin Barak Obama kryeson me 5 deri në 10 për qind ndaj republikanit. Demokrati udhëheq gjithashtu në shtetet e rëndësishme federale. Por a pasqyrojnë këto vlera sondazhesh vërtet realitetin? Ekipi i fushatës zgjedhore të Mekkeinit nuk e beson këtë dhe finishi i Mekkeinit po bëhet i ashpër.

Nuk është krejt e qartë se kë do të nxisë më shumë Xhon Meikeini, (John McCain) veten apo përkrahësit dhe ndihmësit e tij: "Unë jam amerikan", thotë Mkkeini, "unë luftoj! Mos i humbni shpresat, jini të fortë dhe luftoni." Republikani thotë vazhdimisht: "Jam ekspert për situata të pagjasa, duhen tejkaluar."

Barack Obama bei Wahlveranstaltung in Leesburg

Barak Obama duke folusr para zgjedhësve në Lisburg.

Dhe në këto ditë të fundit të një fushate zgjedhore në dukje të pafund, Mekkein po përqendrohet te dy mesazhe të thjeshta, dhe siç shpreson ai të fuqishme. Së pari: Ai kërkon ta fusë kundërshtarin në kuadratin e përfytyrimit të armikut tipik të republikanëve: Sipas këtij gjykimi politikanët demokratë i shpenzojnë pa kuptim paratë e taksapaguesve dhe ata kërkojnë më shumë shtet. Rritja e taksave nuk është përgjigjja e duhur ndaj dobësimit të ekonomisë; por pikërisht kjo ka për të ndodhur sikur demokratët të fitonin kontrollin e plotë mbi Uashingtonon. "Nuk duhet ta lejojmë këtë", deklaron Mekkein.

Fushatë e vrazhdë zgjedhore

McCain Obama Fernsehduell USA Wahlkampf Symbolbild

Mekkein dhe Obama në duel televiziv

Në fazën e fundit të fushatës zgjedhore vlejnë argumentat e vrazhdë. Megjithëse ekspertët dhe Barak Obama (Barack Obama) kanë treguar disa herë me llogaritje se demokrati do t'i ulë për 95 për qind të klasës së mesme amerikane taksat, Xhon Mekkeini e portretizon kundërshtarin vazhdimisht si njeriun që kërkon të rrisë barrën fiskale të shtetasve; në paraqitje publike dhe në reklama televizive:

Është një strategji e frikës. Shumë strategë republikanë fushatash zgjedhore mendojnë se kjo është njëra prej mundësive të pakta që i mbeten Xhon Mekkeinit. Përhapja e pasigurisë ndër zgjedhësit, para së gjithash në shtetet federale ku rezultati është i papërcaktuar. Atje ku disavantazhi kundrejt Obamës duket i kthyeshëm. Këtij synimi i shërben edhe argumenti i dytë, të cilin Mekeini do ta përsërisë deri në ditën e zgjedhjeve: Obama, pretendon Mekeini, do të ishte njeriu i gabuar në Shtëpinë e Bardhë, në rastin e një krize ndërkombëtare: "Senatori Obama nuk do të mund të reagojë siç duhet ndaj një gjëje të tillë. Këtë e dimë, sepse e dimë që ai ka reaguar gabim."

Me këtë Mekeini po shfrytëzon një mundësi që ia krijoi padashur kandidati i Obamës për zëvendëspresident. Xho Bideni (Jo Biden)kishte parashikuar se brenda gjashtë muajve të parë të një presidence të Obamës njëra prej fuqive të errëta të botës do të provokonte një krizë për ta provuar presidentin. Siç ishte kriza e Kubës provë për Xhon Ef Kenedin (John F.Kennedy.

Në reklama televizive një ish-zëvendësministër mbrojtjeje i qeverisë Regan paralajmëron: "Kur kandidatët marrin qëndrime, në të cilat ngjyllin përshtypjen se as nuk duan të përdorin dhunë ushtarake dhe as nuk e kanë atë në dispozicion, atëherë ata u përcjellin armiqve tanë një imazh dobësie."

  • Data 27.10.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fhr5
  • Data 27.10.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fhr5