1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

"Finale me Gjermaninë dhe Holandën"

Për finalen e Kampionatit Botëror do të kualifikohen Gjermania dhe Holanda. Këtë e beson Olaf Thon, ekspert për Kampionatin Botëror i Deutsche Welles. Por Thon parashikon një rezultat shumë të ngushtë mes dy ekipeve

default

DW: Olaf Thon në Kapshtat do të caktohet të martën (06.07.2010) finalisti i parë i Kampionatit Botëror të Futbollit, Uruguaj do të ndeshet me Hollandën. Cili është favoriti juaj në këtë ndeshje?

Olaf Thon: Pa dyshim holandezët. Ata do t'ia dalin mbanë pa problem. Arjen Robben do të dijë me siguri si të luajë edhe këtë herë. Një Diego Forlan në anën tjetër nuk është në gjendje të sjellë pranverën. Prandaj në këtë kuadër unë dëshiroj një finale Hollandë kundër Gjermanisë.

DW: Uruguajanët ndodhen disi papritur në gjysmëfinale, kurse favoritët e mëdhënj Brazili dhe Argjentina janë skualifikuar.

Olaf Thon: E saktë. Këtu shihet se këto ekipe janë mendjemëdha. Pikërisht Argjentina, edhe Brazili kanë qenë shumë egoiste. Menduan se do t'ia dilnin mbanë turneut duke shpenzuar vetëm gjysmën e forcave të tyre. Dhe po të kujtosh se trajneri ishte Diego Maradona të bëhet e qartë se ekipi i tij nuk do të vinte në formën e duhur në lojë. Kjo doli në pah edhe në ndeshjet kundër Gjermanisë, ku ata humbën 0:4. Holandezët kanë qenë shumë të suksesshëm deri tani. Ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet, por me të vërtetë bukur ata nuk kanë luajtur.

Jo, bukur nuk kanë luajtur, por me efektivitet, si ne gjermanët kanë luajtur gjithmonë. Ata mësuan që duhet të jenë të bashkuar, megjithëse aty këtu ka pasur gjëra turbulluese. Disa lojtarë kanë folur keq për trajnerin, kur i kanë ndërruar në lojë. Një gjë e tillë nuk ekziston fare në Kombëtaren gjermane.

DW: Holandezët mund të mbështeten edhe lojtarët e Bavarisë, Arjen Robben dhe Mark van Bommel. A kemi këtu edhe një sukses të trajnerit të ekipit të Bavarisë, Louis van Gaal?

Olaf Thon: Në njëfarë mase, po. Po më duhet të them se van Bommeli e gjeti veten me të vërtetë vetëm nga fundi i sezonit të Bundesligës, kur mori rolin e drejtuesit në ekipin e tij. Këtë rol ai e mban edhe në Kombëtare. Dhe se çfarë është në gjendje të bëjë Robbeni, këtë e dimë. Po të marrësh edhe lojtarin e ekipit bavarez, Franck Ribery nga Franca, atëherë hollandezët do të ishin gjithashtu favoritë për Kampionatin Botëror. Por kështu besoj se ne mund të bëhemi kampionë bote, po të arrihet te kjo finale.

Por më parë kemi gjysmëfinalen e 11-es gjermane të mërkurën (07.07.) në Durban kundër Spanjës.

Autor: Arnulf Boetcher/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 06.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OBlF
  • Data 06.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OBlF