1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Finale magjike - Barcelona triumfon ndaj ManUnited në stadiumin Wembley

Në finalen e Champions League në Londër FC Barcelona fitoi ndeshjen me Manchester United. Ky është titulli i katërt që Barcelona fiton titullin në këtë kampionat.

Finalja e Champions League në stadiumin e Londrës Wembley më 28.05.2011

Finalja e Champions League në stadiumin e Londrës Wembley më 28.05.2011

Bota e futbollit të shtunën (28.5.) në mbrëmje i ktheu sytë drejt Londrës. Në stadiumin Wembley u takuan për kurorën e Champions League, klubet aktualisht më të mira evropiane, FC Barcelona dhe Manchester United. Barcelona fitoi me rezultat 3:1. Golat për Barcelonën i shënuan Pedro, Messi dhe Villa ndërsa për Mançesterin shënoi Rooney. Kësisoj Barcelona është ekipi më i mirë i Evropës sivjet.

Kampioni spanjoll FC Barcelona vlerësohej qysh para ndeshjes nga ekspertët me një avantazh të lehtë ndaj kampionit anglez Manchester Unitedet: "Barça luan një futboll fantastik dhe është pa dyshim ekipi i momentit", tha menaxheri i ekipit të Manchesterit, Sir Alex Ferguson, pas arritjes për herë të tretë të ekipit të tij në finalen e Champions League, brenda katër viteve të fundit.

Ekipi i 69-vjeçarit me lehtësi arriti gjysmëfinalen dhe mundi ekipin gjerman FC Schalke 04 me rezultatet 2:0 dhe 4:1. Vitin e kaluar ekipi i Fergusson e përfundoi garën qysh në çerekfinale pas humbjes me Bajernin e Mynihut.

Finalja e Champions League në stadiumin e Londrës Wembley më 28.05.2011

Finalja e Champions League në stadiumin e Londrës Wembley më 28.05.2011

Manchesteri nuk arrin të revanshojë

Në lojën e fundit United kishte ende një llogari të hapur me Barcelonën. Finalen në 27 maj 2009 në Romë e patën fituar katalanët me rezultatin 2:0 me një performancë të shkëlqyer të Lionel Messit.

Manchester United arriti në fillim të majit për herë të 19-të titullin kampion të Anglisë dhe është tani mbajtësi rekord i titullit kampion, duke kaluar FC Liverpooliin, i cili e ka fituar 18 herë titullin. Në qendër të yjeve të ekipit ishte sulmuesi i kombëtares Wayne Rooney. 25-vjeçari shkëlqen me aftësinë e tij për të fituar në dyluftimet për zotërimin e topit dhe ka arritur deri tani një golavarazh me 16 gola për këtë sezon.

Superstari Messi

Soccer - UEFA Champions League - Final - Barcelona v Manchester United - Stadio Olimpico.Barcelona's Leo Messi (right) and Manchester United's Wayne Rooney battle for the ball URN:7355275

Leo Messi und Wayne Rooney

Vetë Messi është ylli i pakontestuar i Barcelonës. Qëkurse traineri Josep Guardiola e angazhon argjentinasin si sulmues në qendër, mjeshtri i driblimeve është bërë dukshëm më i rrezikshëm për portën e kundërshtarit. Tani 53 gola në sezon flasin një gjuhë të qartë. Ndër shtyllat e forta të ekipit janë edhe Xavi dhe Andrés Iniesta, të cilët kontribuan në fitoren e Spanjës në kampionatin botëror 2010. Në gjysmëfinale Barcelona mundi rivalin e përhershëm spanjoll Real Madrid (2:0, 1:1). Në kampionatin spanjoll "Primera Division" Barça mori titullin e tretë radhazi, me gjithsej 21 tituj.

Autor: Arnulf Boettcher / E.Xhani
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi