1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Filozofët inspirojnë socialdemokratët me ide të reja

Sigmar Gabriel, SPD, ka kërkuar një politikë të përbashkët financiare dhe fiskale brenda zonës së euros, për të shmangur shpërbërjen e bashkimit monetar. Qytetarët duhet të japin votën për ndryshimet kushtetuese.

Jürgen Habermas

Jürgen Habermas

Në një union fiskal "mund të merren përgjegjësitë, për tu mbrojtur së bashku kundër normave të tepruara të interesit," tha Sigmar Gabriel, kryetari i Partisë Socialdemokrate gjermane duke patur parasysh mbajtjen e përbashkët të përgjegjësive për borxhet. Kryetari i Socialdemokratëve theksoi se hapat e tjerë për integrimin politik nuk do të jenë e mundur të hidhen në fund, "pa pyetur më parë popullin". Sepse për të arritur një bashkim monetar në Evropë, Gjermanisë do i duhet të heqë dorë nga një pjesë e sovranitetit kombëtar. 

Në gazetën "Berliner Zeitung" u botua më parë propozimi i filozofëve Jürgen Habermas si dhe Julian Nida-Rümelin bashkë me atë të ekonomit Peter Bofinger, të cilët propozojnë mbledhjen e një Konvente Kushtetuese për të përpunuar ndryshimet kushtetuese, të cilat do të duhet pastaj të votohen nga populli në një referendum. Të tre profesorët i patën formuluar idetë e tyre si një dokument që mund të përdoret për diskutim programatik mes socialdemokratëve.

Bayern/ Der Parteivorsitzende der SPD, Sigmar Gabriel, spricht am Sonntag (08.07.12) in Regensburg bei einem Festakt zum 120-jaehrigen Bestehen der bayerischen SPD. Mit dem Festakt haben die bayerische Sozialdemokraten am Sonntag das 120-jaehrige Bestehen ihres Landesverbandes gefeiert. Der SPD-Landesverband Bayern war am 26. Juni 1892 in der Ortschaft Reinhausen, heute ein Stadtteil von Regensburg, gegruendet worden. (zu dapd-Text) Foto: Lennart Preiss/dapd

Sigmar Gabriel

Në një intervistë për gazetën Sigmar Gabriel, flet edhe për përgjegjësi të përbashkët për borxhet e shteteve të euros duke ushtruar njëkohësisht kontroll të përbashkët të buxheteve. Kryetari i Socialdemokratëve përfaqëson pikëpamjet se këtu kemi të bëjmë me një korrektur në kursin e politikës evropiane. Ai vetë dhe kryetari i fraksionit Frank-Walter Steinmeier kanë bërë prej muajsh thirrje për një politikë të përbashkët evropiane fiskale dhe ekonomike.

Pro ndarjes së borxheve nëpërmjet obligacioneve evropiane ose pro fondit për ndarjen e borxheve, të cilat refuzohen kategorikisht nga qeveria gjermane, janë shprehur ndër të tjera edhe presidenti francez

François Hollande dhe kryeministri italian Mario Monti. Në këtë mënyrë mund të pengohet shpërbërja e bashkimit monetar. Njëkohësisht do të ulej presioni për bërjen e reformave. Për rreziqet që ekzistojnë nga kjo, paralajmërojnë edhe profesorët krah Habermas-it duke argumentuar se për të mbajtur kontroll evropian të buxheteve është e nevojshme që sovraniteti i parlamenteve kombëtare t`i kalojë Brukselit.

Rainer Brüderle

Rainer Brüderle

Koalicioni qeveritar në Berlin i përbërë nga konservatorët dhe liberalët, nuk pranon asnjë nga propozimet e kryetarit të partisë më të madhe në opozitë. Kryetari i fraksionit të Unionit Kristiandemokrat- Kristiansocial, Michael Meister i tha gazetës "Handelsblatt online" se: "Propozimi i Gabrielit do të thotë që punëmarrësit, pensionistët, kursimtarët dhe firmat të duhet të paguajnë për borxhet e vendeve të tjera anëtare." Si deputet i parlamentit ai ndihet i detyruar ndaj këtyre njerëzve dhe jo ndaj Internacionales Socialiste. Kryetari i fraksionit të demokratëve liberalë Rainer Brüderle mendon se Gabriel kërkon unionizimin e borxheve në Evropë. "Të harxhosh para që nuk i ke, dhe pastaj të kërkosh që të paguhen nga të tjerët, është një recetë e gabuar që është përdorur nga ish qeveria e socialdemokratëve dhe të gjelbërve." Ky propozim tregon se socialdemokratët kërkojnë union të borxheve, tha Brüderle.