1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fillon takimi i nivelit të lartë për buxhetin

Kryetarët e qeverive dhe vendeve të 27 anëtarëve të BE-së kanë filluar takimin maraton. Prej kohësh unioni nuk është grindur kaq shumë për paratë. Dështimi është i mundshëm.

Liderët e BE-së

Pa marrëveshje

Konflikti mund të ashpërsohet. Që para fillimit të takimit të nivelit të lartë për buxhetin e BE-së, shumë vende kanë kërcënuar me vendosjen e vetos. Edhe vetëm një kundërshtim mjafton për të bërë që të dështojë takimi i nivelit të lartë, sepse buxheti duhet të aprovohet nga të gjithë. Vështirësia ka të bëjë me atë se disa kërkesa përjashtojnë njëra tjetrën. Lufta që bëhet është për shumë, bëhet për mjetet e përbashkëta financiare në nivelin e rreth një bilionë eurosh, pra një mijë miliardë euro, të periudhës nga 2014 deri më 2020. Nga njëra anë një bilionë euro është një shumë e vogël nga bashkimi i buxheteve kombëtare. Por emocionet janë të mëdha, edhe sepse për shumë vende anëtare diskutimet janë më shumë parimore. Disa vende thonë për shembull se besueshmëria e BE-së ndodhet në provë. Por disa mendojnë se në lojë është besueshmëria e ekonomisë eficiente, të tjerët mendojnë se në lojë është solidariteti evropian.

EU-Gipfel in Brüssel Haushaltsplanungen

Fillon takimi i nivelit të lartë për buxhetin

Harxhim parash kot apo program zhvillimi?

EU-Gipfel in Brüssel Haushaltsplanungen

David Cameron kërcënon me veto

Në tavolinë prezantohet një propozim i Komisionit të BE-së i cili parashikon një buxhet të përgjithshëm prej rreth një bilionë eurosh. Vendet që pagujanë më shumë neto, duan ta zvogëlojnë buxhetin me 100 miliardë euro. Argumenti që ata thonë është se në kohën kur buxhetet kombëtare po zvogëlohen, nuk mund të jepen më shumë para në nivel evropian. Kurse Komisioni dhe Parlamenti Evropian mendojnë se BE merr më shumë përgjegjësi, prandaj duhet të pajiset në përputhje me këto detyra me më shumë para. Përveç kësaj, buxheti i përbashkët është një program gjigand zhvillimi dhe investimesh, i cili është i nevojshëm në kohë krize. Kritikët nga ana e tyre thonë se mund ta kuptojnë argumentin e zhvillimit, por disa të tjerë thonë se BE i jep shpesh paratë pa objektiva të caktuara dhe pa kontroll efikas, BE ka tendenca drejt harrxhimit të parave kot, prandaj investimet në nivel kombëtar janë më të mira.

EU-Gipfel in Brüssel Haushaltsplanungen

Jean-Claude Juncker

Kërcënime me veto nga të gjitha palët

Konflikti nuk ekziston vetëm midis vendeve anëtare, Komisionit dhe Parlamentit, por edhe midis vetë vendeve anëtare. Si parim vlen që paguesit neto që japin më shumë para, pra që paguajnë më shumë se sa marrin, duan të kursejnë, paguesit që japin më pak para, dhe marrin më shumë se sa japin, duan që buxheti evropian të rritet. Pastaj ekziston edhe rasti i veçantë, Britania e Madhe. Ajo ndodhet nën presionin e madh të politikës së brendshme. Cameron e ka treguar më shumë se të tjerët të drejtën e vetos. Ai do të luftojë që për Britaninë e Madhe të vazhdojë ulja e shumës që duhet të paguajë, siç e bëri të ditur me ardhjen e tij në Bruksel. Edhe vende të tjera që paguajnë neto, marrin ulje të shumës së pagesave, si përshembull Gjermania. Dhe ai vend që e merr nje herë kërkon edhe që ta mbajë. Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy ka bërë propozime kompromisi për kërkesat që të bëhen kursime, si përshembull për të kufizuar shpenzimet në fushën agrare, një nga zërat që merr më shumë para në buxhetin e BE-së. Pas kësaj Franca ka kërcënuar me vendosjen e vetos, nëse kjo ndodh. Pra, Franca do të bllokojë buxhetin, nëse aprovohen propozimet për të bërë kursime. Fshatarët francezë përfitojnë shumë nga subvencionet agrare evropiane. Një e treta e të gjitha qeverive ka kërcënuar me kundërshtimin e buxhetit. Kështu që të gjitha pozicionet që mbajnë vendet përjashtojnë njëra tjetrën.

Kriza rrit tensionet

Kriza e euros i ka ashpërsuar shumë tensionet brenda BE-së. Konflikti për buxhetin është një nga simptomat që e tregon këtë. Të pasurit kundër të varfërve, veriu kundër jugut, dhe një pjesë e perëndimit kundër lindjes, pra vendet e vjetra anëtare kundër vendeve të reja, këto janë frontet krysore. Nëse takimi i nivelit të lartë dështon, dhe ka shumë shenja që tregojnë se kjo mund të ndodhë vërtet, atëherë mbetet në fuqi buxheti i deritanishëm. Atëherë BE duhet të marrë muaj për muaj një të dymbëdhjetën e mjeteve të tanishme financiare. Disa duan që të ndodhë kështu, sepse kështu nuk do të ketë rritje të buxhetit. Por kjo do ta komplikonte suhmë punën. Dhe, ka mundësi që të helmojë edhe më shumë klimën. Prandaj disa përfaqësues të BE-së thonë se takimi i nivelit të lartë thjesht nuk duhet të dështojë, në mënyrë që evropianët të bëhen sërish bashkë.