1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fillon takimi i nivelit të lartë - Në qendër çështjet e brendshme

Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së, u mblodhën të enjten pas dite në Bruksel për të debatuar mbi Marrëveshjen e Lisbonës, ndryshimin e klimës dhe reformën e mbikqyrjes financiare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri çek Jan Fischer, ministri i jashtëm çek, Jan Kohout dhe ai gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Fillon në Bruksel takimi i nivelit të lartë të BE-së. Në axhendë Marrëveshja e Lisbonës, ndryshimi i klimës dhe reformat financiare.

Samitit të BE-së, i kanë paraprirë protestat e qindra bujqëve nga mbarë Evropa, ndër të cilët shumë edhe prej Gjermanisë. Ata kërkojnë që BE-ja të mbrojë çmimet e qumështit. Kancelarja gjermane Angela Merkel, do ta prekë këtë temë gjatë samitit, por pjesëmarrësit e takimit të nivelin më të lartë, kanë në këto momente probleme të tjera edhe më të rëndësishme.

Presidenti i KE, José Manuel Barroso.

Shumica e qeverive konservatore dhe popullore mendojnë se portugezi José Manuel Barroso, duhet të rizgjidhet në këtë post edhe për pesë vite të tjera. Por në Parlamentin e Evropës po shtohet rezistenca.

Fjala është për shumë çështje të rëndësishme interne

Qeveria e Irlandës, kërkon disa garanci përpara se të vendosë, që të shpallë referendumin e dytë për miratimin e Marrëveshjes së Lisbonës. BE-ja mendon se me këtë marrëveshje do të jetë më efikase. Por Dublini beson se irlandezët do t'i thonë po marrëveshjes, vetëm në qoftë se ajo nuk prek neutralitetin e vendit dhe garanton të drejtën e abortit. E hapur mbetet çështja a duhet që kjo çështje të ratifikohet prej të gjitha shteteve anëtare. Nëse po, atëherë ekziston mundësia që ky proces të shndërrohet në një problem shumë të madh për shumicën e qeverive.

Në rend dite do të jetë edhe posti i Presidentit të Komisionit

Shumica e qeverive konservatore dhe popullore mendojnë se portugezi José Manuel Barroso, duhet të rizgjidhet në këtë post edhe për pesë vite të tjera. Por në Parlamentin e Evropës po shtohet rezistenca. Emërimi i Presidentit të Komisionit të BE-së është e pamundur pa miratimin e Parlamentit. Kryeministri i Suedisë dhe kryesuesi i radhës i presidencës së BE-së Fredrik Reinfeldt, mendon se shefat e fraksioneve parlamentare duhet të kenë parasysh disa gjëra: "Edhe ata duhet ta shohin se udhëheqësia evropiane nuk ka nevojë për mosmarrëveshje. Shpresoj se gjatë këtyre negociatave do të gjejmë një zgjidhje të duhur." Presidentët dhe kryeministrat ndoshta do t'i japin dritën jeshile rizgjedhjes së Barrosos në këtë post, por ata nuk kanë të drejtën e emërimit të tij.

Protestë e fshatarëve në Brandenburg, Gjermani.

Protestë e fshatarëve në Brandenburg, Gjermani. kërkojnë që BE-ja të mbrojë çmimet e qumështit.

Mosmarrëveshja ka edhe për reformat financiare

Qeveritë e shteteve anëtare mendojnë, se mosmarrëveshjet e vjeshtës së kaluar, janë ndër shkaqet kryesore për thellimin e krizës ekonomike. Kësaj radhe ata synojnë institucionalizimin e bashkëpunimit dhe krijimin e autoriteteve të përbashkëta evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel e mbështet në parim këtë nismë. „Ngjashëm si në SHBA, ku është krijuar një autoritet për kontrollin financiar, duhet të veprojë edhe BE-ja. Mendoj se është me rëndësi që të hartojmë rregulla të përbashkëta evropiane dhe që të rregullojmë punën e institituteve transnacionale. Do të ishte ky një hap i madh përpara dhe një kontribut, që krizat e ngjashme të mos përsëriten kurrë.“

Kjo është në rregull, por kush është ai që vendos:

Evopa apo shtetet anëtare? Britania e Madhe dhe Londra, si qendra më e madhe financiare në Evropë, por as Gjermania nuk duan që autoritetet evropiane të përzihen tepër në punët e tyre. Në rend dite do të jetë edhe çështja e klimës. Në dhjetor në Kopenhagë do të mbahet konferenca për klimën, ku Evropa do të paraqitet si prijëse e ruajtjes së mjedisit. Por, kritikët kanë frikë se BE-ja në këtë samit do të merret më shumë me vetveten, se sa me dërgimin e sinjaleve të përbashkëta.

Autor : Chrisoph Hasselbach / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IUVT
  • Data 19.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IUVT