1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Fillon shitja paraprake e biletave për kampionatin botëror të futbollit

Më 11 qershor 2010 mbahet ndeshja e parë e kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut. Ky është kampionati i parë, që zhvillohet në Afrikë.

default

Simboli i kampionatit të futbollit 2010 në Afrikën e Jugut

Të premten (20.02.) fillon e para nga katër fazat e shitjes paraprake të biletave në të gjithë botën. A mos vallë kërcënon kaosi? Rreth 3 milionë bileta do të hidhen në shitje bënë të ditur Federata Botërore e Futbollit FIFA dhe komiteti organizator afrikano-jugor. Duke filluar nga dita e premte (20.02.2009) mund të porositen bileta në fazën e parë nga gjithsej katër. Por vetëm kush ka fat do të fusë vërtet në dorë një biletë të Botërorit 2010. Pritet që kërkesa të jetë më e madhe se oferta dhe për këtë arsye në mes të prillit do të hidhet short.

Procedura ngjason me atë gjatë kampionatit të futbollit në Gjermani. Atëherë biletat më të lira kishin një çmim prej 51 dollarësh, ndërkohë që për këtë kampionat ato kushtojnë vetëm 20 dollarë. Por biletat me këtë çmim të ulët janë rezervuar vetëm për afrikano-jugorët, në mënyrë që edhe njerëz me të ardhura të ulta të mund të ndjekin në stadium ndeshjet e Botërorit në vendin e tyre.

Veç 450.000 biletave për afrikano-jugorët, 650.000 do të shkojnë për tifozët në të gjithë botën. Bileta më e lirë në Gjermani do të kushtojë 80 dollarë, dhe më e shtrenjta ajo për finalen 900 dollarë.

Gjatë Botërorit në Gjermani në fazën e parashitjes raporti këkesë-ofertë ishte dhjetë vetë për një biletë. "Jo të gjithë do të marrin bileta", tha atëherë Franz Beckenbauer, shefi i Botërorit 2006. Dhe ai pati të drejtë. Në Gjermani ashtu si tani në Afrikën e Jugut pjesa më e madhe e biletave shkuan për të ftuarit e nderit dhe sponsorët. Edhe shitja e paketave eksluzive të biletave për firmat ka kohë, që ka filluar.

Vetëm një të tretën e biletave arrijnë të blejnë në internet sportdashësit normalë. Ashtu si edhe në kampionatin e kaluar priten edhe këtë herë raste mashtrimi në procedurën e shitjeve. Bileta të falsifikuara futen në qarkullim në ankandet e ofruara në internet. Për këtë arsye biletat e hyrjes për Botërorin 2010 duhet të porositen vetëm në faqen zyrtare, porosit FIFA.

Për këtë nuk do ta vrasin mendjen rreth 120.000 afrikano-jugorë, të cilët do t'i marrin falas biletat. Për herë të parë në një kampionat botëror futbolli, FIFA do të themelojë një të ashtuquajtur "fond biletash". 120.000 bileta do t'u shpërndahen tifozëve në Afrikën e Jugut. Kjo iniciativë është pjesë e angazhimit social për zhvillimin e qëndrueshëm në vend.

  • Data 20.02.2009
  • Autor Andreas Main
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GxxT
  • Data 20.02.2009
  • Autor Andreas Main
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GxxT